#Sot 82 kartona votuan pro varrimit të ëndrrës europiane të shqiptarëve, premtimit të bujshëm të socialistëve në fushatën e para një viti.
#Ajo që ndodhi sot në parlament e nxori “mbretin lakuriq” në sy të nderkombëtarëve.
Të cilët herë me hir, e herë me pahir, “herë me pare, e herë pa pare” si thotë një këngë në Shqipërinë e mesme , kanë reklamuar dhe kanë bërë sikur e kanë besuar, që Edi Rama e mbështet reformën në drejtësi.
#Sot u duk sheshit që reformën në drejtësi, kreu i sektit të rilindjes e ka përdorur vetëm për të delegjitimuar drejtuesit kryesor të opozitës dhe për të goditur herë pas herë ndonjë “armik të brendshëm” brenda rradhëve të tij.
Por asnjëherë për të luftuar realisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, i cili i ka shtrirë tentakulat e veta në çdo segment të shtetit shqiptar.
#Sot doli në pazar e verteta lakuriqe se pse i duheshin Edi Marres me çdo kusht, me çdo mjet dhe me çdo çmim 83+3 mandate deputetësh kukulla, mandate të cilat do ti përdorte për të mbrojtur hajnitë e veta dhe të bandës së tij.
#Sot Edi Marrja i tregoj shqiptarëve dhe gjithë botës shkaqet dhe arësyet që e çuan atë të nënshkruante editorialin e tij me Aleksandër Vuçiçin në gazetën më të madhe Gjermane.
Ku ju kërkonin liderave të BE-së që ti pranonin në union ashtu siç janë; të korruptuar, hajdutë, të lidhur këmbë e krye me krimin e organizuar dhe të lëçitur prej kohësh nga qytetarët e vendeve të tyre.
#Sot ngordhi një premtim i rrejshëm, si dhjetra të tjerë në këto 13 vite ç’qeverisje të vendit.
Shqipëria nuk mund ti bashkohet kurrë familjes europiane nga ajo forcë politike që për mitër ka Beogradin dhe farën ideologjike të ngjizjes e ka të huazuar nga Moska.
#Ata shqiptar dhe ndërkombëtar që do të vazhdojnë të mbështesin EdiMarren dhe sektin e tij ose janë të verbër, ose janë të çmendur,
ose janë pjesë e boshtit të së keqës.
#Është koha për reflektim thelbësor.



