Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nëse Australia refuzon azilin për ekipin kombëtar të futbollit të femrave të Iranit, Shtetet e Bashkuara do t’i marrin ato në mbrojtje dhe kujdes.
Lojtaret refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar gjatë Kupës së Azisë së Femrave AFC në Australi, si një akt i qartë kundërshtimi kundër regjimit islamik.
Ky veprim bën që ato të përballen me rrezik të madh nëse kthehen në atdhe.
Media shtetërore iraniane i stigmatizoi ato “tradhtarë të kohës së luftës”, dhe raportet paralajmërojnë se me shumë gjasa do të dënohem me vdekje nëse kthehen në Iran.
Tifozët në Australi thërrisnin “Save our girls” dhe valëvitnin flamuj para-revolucionit.
Në këto rrethana Australia po heziton t’u japë atyre statusin e azilantit politik.
Mesazhi i Trump është i drejtpërdrejtë: mos i ktheni në fatin, tashmë të caktuar. “Mos e bëj zoti kryeministër – jepu azil. SHBA do t’i marrë nëse Ju do të ngurroni !






