NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    PD thërret protestë kombëtare më datën 12 korrik
    2 years ago
    Të Fundit
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    16 hours ago
    Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
    16 hours ago
    Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
    19 hours ago
    Rama me superlativa për Ballukun: “Punoi pa orar për objektivat”
    20 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
Të tjera
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
Bota
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
Kryesore Politikë
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
Politikë
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.

Neutrale
Last updated: 2026/03/09 at 8:21 PM
Neutrale 11 hours ago
Share
SHARE

Sot dëgjuam se si kryeministri analizoi një për një arritjet që ka patur sektori i infrastrukturës dhe energjisë gjatë drejtimit të tyre për 7 vjet nga znj.Balluku.

Të gjithë argumentet për të justifikuar votën kundër kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të saj, Rama i bazoi te ndryshimet “epokale” të sektorëve që drejtuar ajo.

Po cilat janë këto “transformime” që renditi kryeministri?

A mund të quhen transformim shembjet e përditshme të rrugëve të reja? A është transformim të të duhen mbi 10 vjet për të ndërtuar një rrugë jo më të gjatë se 50 km dhe sapo e hap për qarkullim të pësojë rrëshqitje, si në rastin e Qukës-Qafë Plloçë? A është transformim të hapësh rrugën e papërfunduar për qarkullim dhe më pas të shembet siç ndodhi me Korçë-Ersekë? A mund të quhet transformim fakti që Unaza e Madhe e Tiranës (projekt 36 vjeçar) nuk ka përfunduar akoma, në pjesët e ndërtuara ka dëmtime dhe nuk ofron zgjidhje për trafikun?

Çfarë quhet transformim, të nisësh zgjerimin e Tiranë-Durrës pa studim dhe me 13 vjet vonesë pasi e ke premtuar? Të marrësh 4 mandate që të nisësh zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë dhe 4 vjet që të nëshkruash kontratat për ndërtimin e rrugëve me koncesion? Është transformim të ndërtosh vetëm 20 km nga 300 të tilla që Korridori Blu përshkon në Shqipëri dhe ato që janë ndërtuar kanë dëmtime (Thumanë-Kashar)?

A është transformim të nisësh të ndërtosh një marinë turisitike në vitin 2022 në Portin e Durrësit dhe sot, në vitin 2026 të mos kesh mbyllur akoma garën për portin e ri zëvendësues? A është transformim të bësh të njëjtën gjë dhe në Vlorë? Të ndërtosh pallate dhe port jahtesh pa nisur zbatimin e projektit të Triportit? Transformim është të rrezikosh të lesh vendin pa port tregtar?

Cili është transformimi në energji, reforma e mandatit të parë? Sa janë rritur kapacitet publike të prodhimit të energjisë? Në vitin 2013 astetet prodhuese të KESH ishin 1572 MWh ndërsa sot janë 1563 MWh, pra vetëm 36 MWh më shumë (sa 7 ditë konsum)! Por arkëtimet janë rritur si për mbledhjen e borxheve të qytetarëve dhe për energjinë që sot nuk tolerohet të mos paguhet. 11 miliard euro tha kryeministri! Atëherë ku shkuan këto para? Përse nuk u investuan dhe përse gjatë krizës kompanitë e sektorit u mbështetën me paratë e buxhetit?

Megjithatë le ta marrim të mirëqënë se ajo çka u tha ishte ashtu dhe se Shqipëria është transformuar, madje ta zemë se në këtë kohë janë ndërtuar tunele nënujorë e linja transmetimi energjie me kontinente të tjera.

Por pavarësisht kësaj, kryeministri nuk iu përgjigj sot një pyetjeje elementare: A është në parimin e tij dhe të Partisë Socialiste që në emër të ndërtimit të “veprave të mëdha infrastrukturore” të fluturojnë 30 milion euro vetëm për një të tillë? A mund të duartrokitet dhe mbrohet një anëtare e kabinetit të tij kur ka dirigjuar caktimin e kompanisë që do të fitojë këtë shumë pa bërë asnjë punë (pa e paragjykuar nëse ka përfituar vetë apo jo)?

Për ta besuar këtë, z. Rama nuk ka nevojë të lexojë 16 mijë faqe me dokumenta që ka dorëzuar SPAK në Kuvend, por mjafton të telefonojë drejtorin e Tatimeve dhe ta pyesë se sa është dividenti që kanë ndarë kompanitë turke nga projekti i Tunelit të Llogarasë.

Aty mbase e kupton se i vetmi ndryshim epokal sot, ishte komunikimi i aktit insitucional që do të ndodhë ditën e enjte, ku socialistët për herë të parë distancohen publikisht nga një drejtësi re, e promovuar nga vetë ata si shpëtim i vendit – dhe që u ka kushtuar dhjetra vite pritje qytetarëve të thjeshtë me justifikimin se do t’i jepte fund pandëshkueshmërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
11 hours ago
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
15 hours ago
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
16 hours ago
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
16 hours ago
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
19 hours ago

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.

Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar

Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS

Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?