Qeveria në Maqedoninë e Veriut ka lajmëruar se prej ditës së sotme (të hënës) do të ketë ndryshime të çmimeve të derivateve të hidrokarbureve.
Në njoftim theksohet: Nëse rritja do të jetë drastike, qeveria do të marrë masa për të ulur taksat, që çmimi të mos ndikojë tek qytetarët. Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut, 1 litër naftë është 71 denar ose 113.6 lekë.
Ndërsa në Shqipëri, çmimi ka filluar rritje të lehtë prej disa ditësh dhe sot rritja për litër naftë varion nga 10–20 lekë më tepër.
Nga qeveria shqiptare nuk ka asnjë lajm…



