Lionel Messi dhe pronari i Inter Miami, Jorge Mas vizituan Shtëpinë e Bardhë për të festuar kampionatin e tyre dhe për t’u takuar me Presidentin Donald Trump
Presidentit ju dhurua një fanellë e personalizuar e Inter Miami me logon “Trump 47” në anën e pasme – një simbol në statusin e tij si Presidenti i 47-të – së bashku me një fanellë legjendare të Messit me nr 10.
Një top futbolli, i dedikuar për kampionatin e ekipit iu dhurua Presidentit gjithashtu. “Shpresojmë se do të ketë një vend të duhur në Zyrën Ovale”, tha Mas gjatë prezantimit.
Dhurata më personale ishte një orë “Tudor” me edicion të kufizuar Inter Miami rozë, e prodhuar me porosi me emrin e Presidentit.
“Koha është një element i çmuar,” vuri në dukje Mas. “Koha ka shumë kuptim për të gjithë ne, dhe ne donim t’ju jepnim këtë. ”






