Monika Kryemadhi, ish-deputete dhe ish-bashkëshorte e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit, për çështjen e financimit për lobimin e LSI në SHBA.
Në momentin e hyrjes në godinën e SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit.
Kryemadhi shkëmbeu batuta me aktorin Julian Deda.
‘Replikat’ e Kryemadhit me Julian Dedën:
Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…
Jul Deda: Ty po të prisja o Monika…
Kryemadhi: Po ti c’ne?
Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..
(qeshin.)
Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…
Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.
Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu (në SPAK) do marrë zyrë!



