Qeveria #Rama po i fal gjobat e atyre që vepruan qëllimisht në kundërshtim me ligjin, atyre që mashtruan me #TVSH-në, kontrabandistëve dhe trafikantëve ekonomikë.
Për biznesin e ndershëm nuk ka asnjë ulje taksash apo lehtësi, duke dërguar mesazhin se në këtë #narkoshtet shpërblehet hajduti dhe ndëshkohet i ndershmi.
Paqja juaj fiskale është një presion fiskal i ligjëruar që po i bëhet biznesit #shqiptar. Buxheti 2026 është buxheti i shpenzimeve të luksit dhe jo i zhvillimit. Janë braktisur sektorët kyç:
🏥 #Shëndetësia dhe 👩🏫 #Arsimi:
Financohen në mënyrë minimale, përkatësisht 2.9% dhe 2.5% të PBB-së. Shifra këto më të ulëta se #rajoni.
🚜 #Bujqësia:
Subvencionet janë ndër më të ulëtat në rajon, duke goditur prodhimin vendas.
🧓 #Pensionistët dhe 🏛 #Administrata:
Premtimet për rritje pagash janë kthyer në Noc Rrok, pasi buxheti parashikon vetëm indeksimin automatik me inflacionin, pa rritje reale. Pensionistët po përbuzen me një “bonus” që është thjesht ndarje mujore e shumës së fundvitit.
#Qeveria po majm me 125 milionë #euro kontratat koncesionare #PPP, duke treguar se për qeverinë më shumë rëndësi kanë 10 koncesionarë sesa 750 mijë pensionistë.



