Në reformën zgjedhore,
Partia Demokratike duhet të ketë një kërkesë.
Një, jo dy.
Një, vetëm një.
Sistemi mazhoritar 100%.
Kokë më kokë përballë kundërshtarit.
Je i zoti? Fito.
Je i fortë? Fito.
Ke vlera, punë, integritet?
Fito.
Nuk ke? Humb.
Mirupafshim.
Pa justifikime. Pa alibi.
Mazhoritari i jep fund politikës së shmangies dhe të mjegullës.
I jep fund pazareve të aleatëve që janë të mëdhenj si kodrat,
dhe kërkojnë të trajtohen sa malet.
I jep fund deformimit dhe arrogancës.
Mazhoritari rikthen vlerat.
Rikthen përgjegjësinë.
krenarinë e përfaqësimit.
deputetin e zonës.
Dhe më e rëndësishmja:
Mazhoritari përplas opozitën kokë më kokë me Regjimin,
jo kokë më kokë me vetveten.
Sistemi aktual krijon luftë brenda llojit.
Luftë horizontale.
Luftë mes nesh.
Pikërisht çfarë i duhet regjimit.
Mazhoritari e zhduk këtë terren minash.
E zhvendos betejën aty ku duhet të jetë:
me kundërshtarin real, jo me njëri-tjetrin.
Kokë më kokë me Regjimin.
Reforma 2008, në parim, synonte stabilitetin.
Në realitet, u përdor nga regjimi kundër demokracisë.
Prandaj sot nuk ka nevojë për formula të përziera.
Nuk ka nevojë për eksperimentime.
Nuk ka nevojë për gjysëmzgjidhje.
Ka nevojë për një vendim të qartë:
100% Mazhoritar.
Kokë më kokë.
Me kundërshtarin.
Jo me vetveten.



