Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato ka bërë kritika të forta ndaj qeverisë.
Gjatë një konference të përbashkët në Kryeministri, Rama deklaroi se, Shqipëria është më pranë BE-së dhe se vendi ka përparuar në këtë aspekt.
Kreu i qeverisë tha se, afrimiteti i vendit me BE është garanci për të gjithë, si mbështetës ashtu edhe kundërshtarë të qeverisë.
Mbas kësaj ambasadori Gonzato i është kundërpërgjigjur Ramës duke thënë se korrupsioni në Shqipëri është ende i hapur në sektorë të ndjeshëm dhe se nevojitet më shumë ecuri. Ai i kujton Ramës edhe raportin i cili evidentoi abuzimet e bëra në zgjedhjet e 11 Majit me burimet publike teksa shton se është sfiduar funksionimi i institucioneve demokratike.
“Në lidhje me funksionimin e gjyqësorit, Shqipëria ka bërë disa përparime në këtë fushë. Përparime janë shënuar në reformën në drejtësi. Raport vëren miratimin e strategjisë antikorrupsion. Korrupsioni mbetet i hapur në sektorë të ndjeshëm. Nevojitet më shumë ecuri. Në lidhje me kriteret politike raporti vlerëson se funksionimi i institucioneve demokratike është sfiduar pjesërisht për shkak të polarizimit politik, nevojës për reformë gjithëpërfshirëse zgjedhore, mos zbatimi i disa vendimeve të GJK nga parlamenti, mbikëqyrjes së kushtëzuar parlamentare ndaj ekzekutivit dhe mungesës së konsultimeve publike”,- u shpreh Gonzato.



