NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    1 week ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    1 month ago
    Parlament/ Kryeministri Rama paraqet tre shtyllat e programit të qeverisë!
    2 months ago
    Belind Këlliçi/ Diktaturë parlamentaro-virtuale!
    2 months ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të përgatitur nga Arben Rakipi dhe Ulsi Manja: Nuk është human!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Përgjimet e tunelit/ A është Rama “k*rva” e Ballukut?
Të tjera
Grupi Parlamentar/ Berisha: Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë
Kryesore
“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato kritika të forta ndaj qeverisë: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë
Të tjera
Konferencë për mediat/ “Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi permendi SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira
Të tjera
Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të përgatitur nga Arben Rakipi dhe Ulsi Manja: Nuk është human!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të përgatitur nga Arben Rakipi dhe Ulsi Manja: Nuk është human!

Neutrale
Last updated: 2025/11/05 at 11:07 AM
Neutrale 10 hours ago
Share
SHARE

Kreu i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi, prezantoi ditën e sotme qëndrimin e mbledhjes së gjyqtarëve në lidhje me Kodin e ri Penal.

Trupa e Gjykatës ka rrëzuar Kodin e ri Penal duke vlerësuar se ky kod është jo human dhe jo i ndërtuar mbi transparencë.

Ata kanë argumentuar se ky kod në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese dhe se rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik.
“Projekti, në vend që të ndërtohet mbi humanizëm, zgjeron logjikën ndëshkuese: neni 72 dhe neni 151 e çojnë burgimin maksimal deri në 45 vjet, duke devijuar nga standardet evropiane dhe duke e kthyer dënimin maksimal në koncept të pafund. Rritja e përgjithshme e dënimeve dhe mungesa e fleksibilitetit në caktimin e tyre rrezikon ta zhvendosë drejtësinë nga humanizmi drejt formësimit mekanik”.
Sipas trupës gjykuese “Dënimi nuk mund të jetë formulë aritmetike; ai kërkon gjykim njerëzor, ndjeshmëri dhe balancë. Tendenca për të paracaktuar numrin dhe llojin e dënimeve plotësuese e kufizon rolin e gjykatës në individualizimin e ndëshkimit. Po ashtu, konceptimi i dënimeve alternative mbetet i cunguar. Neni 155 ngushton nga pesë në tre vjet kufirin për zëvendësimin e dënimit me burgim, ndërsa nenet 160 dhe 163 që rregullojnë ‘lirinë e kontrolluar’ dhe ‘pezullimin me vendosje në provë’ mbivendosen në përmbajtje, duke treguar mungesë koherence”.
Gjithashtu theksohet se “Në projekt mungon një vizion i qartë për humanizimin e drejtësisë penale. Risocializimi duhet të jetë parim themelor i Kodit, jo thjesht fazë e ekzekutimit. Një Kod Penal me filozofi humane duhet të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së shoqërisë dhe dinjitetit njerëzor, duke e parë dënimin si mjet drejtësie, jo shenjë të forcës së shtetit. Përndryshe, drejtësia rrezikon të kthehet në një mjet frike, jo besimi. Një sistem që ndëshkon mekanikisht dhe pa hapësirë për arsyetim njerëzor, nuk edukon, por dëmton besimin qytetar. Qytetari duhet ta shohë ligjin si mbrojtje, jo si kërcënim”.
Gjithashtu më tej thuhet  se procesi aktual i hartimit të projektit nuk është mbështetur mbi një metodologji të saktë, dhe se ky projekt mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi.
“Ndryshe nga praktikat më të mira, procesi aktual i hartimit të projektit nuk duket se është mbështetur mbi një metodologji të saktë. Relacioni shpjegues përmend nevojën për reformë, por nuk shpjegon mënyrën e ndërtimit. Mungon dokumenti orientues që përcakton filozofinë e re të drejtësisë penale dhe analiza e ndikimit kriminologjik, ekonomik e social të ndryshimeve të propozuara. Konsultimi institucional ka qenë i kufizuar dhe i pjesshëm. Si pasojë, projekti, ndonëse voluminoz dhe me risi, mbetet i paqartë në disa pjesë dhe i pabarazpeshuar në filozofi, duke rrezikuar që në vend të thjeshtojë sistemin penal, ta bëjë më të vështirë në zbatim”

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Përgjimet e tunelit/ A është Rama “k*rva” e Ballukut?
6 hours ago
Grupi Parlamentar/ Berisha: Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë
8 hours ago
“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato kritika të forta ndaj qeverisë: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë
9 hours ago
Konferencë për mediat/ “Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi permendi SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira
9 hours ago
Gjykata e Lartë rrëzon Kodin e ri Penal të përgatitur nga Arben Rakipi dhe Ulsi Manja: Nuk është human!
10 hours ago

Basir Çollaku/ Përgjimet e tunelit/ A është Rama “k*rva” e Ballukut?

Grupi Parlamentar/ Berisha: Do të nisim protestat të cilat do të ndalen kur Edi Rama të largohet nga ajo zyrë

“Shqipëria shumë pranë BE-së”/ Gonzato kritika të forta ndaj qeverisë: Korrupsioni i përhapur në shumë sektorë

Konferencë për mediat/ “Rama kërcënoi prokurorin, verifikoni tabulatet”, Bardhi permendi SMS-të mes Ballukut dhe Berberit: Ke ndjesi të mira

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?