Këtë vendim e mori Lëvizja Vetëvendosje në takimin e Këshillit të Lëvizjes, ndërsa nominimin e kandidatit të ri e bëri kryetari i partisë Albin Kurti.
Vetë Kurti shprehu gatishmërinë që në kabinetin e ardhshëm të jetë në vendin e Glauk Konjufcës, si Ministër i Jashtëm. Kurti tha se kabineti qeveritar që do të propozohet do të jetë i njejtë që ka propozuar ai para disa ditësh, përveç këtij ndryshimi.
Ky propozim tani dërgohet tek Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila duhet të bëjë mandatimin zyrtar.
Konjufcës i duhen për krijimin e qeverisë 61 vota në Kuvend. Albin Kurti ka dështuar në përpjekjen e tij, sepse kabinetin e tij e kanë votuar vetëm 56 deputetë.
DW Shqip



