NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    1 year ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    1 year ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Pseudomazhoranca e krimit dhe mercenari i Edi Ramës, Altin “Troplini” dje kapitulluan pa kushte!
    1 week ago
    Berisha: PD mbështet Florjan Binaj !
    4 weeks ago
    Parlament/ Kryeministri Rama paraqet tre shtyllat e programit të qeverisë!
    2 months ago
    Belind Këlliçi/ Diktaturë parlamentaro-virtuale!
    2 months ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
Të tjera
Bledi Kasmi/ Pse vetëm Berisha flet për protesta?
Të tjera
Durrës/ Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Të tjera
Glauk Konjufca kandidat i VV për mandatar të ri të Qeverisë së Kosovës
Të tjera
Konferencë me mediat/ Berisha thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur

Neutrale
Last updated: 2023/09/23 at 9:48 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Mokra ka vdekur

• Burra zamani me mustaqet deri te veshi që dinë si pihet rakia, si respektohet Kanuni, janë të rrallë, por ndoshta kanë mbetur në Mokër.
-Mokra është e bukur, thotë një polic rrugor afër Quksit, ka ajër të pastër, njerëz të urtë. Por kot lodhesh. S’ke për të gjetur asnjë burrë rakie dhe kanuni. Pijetarët janë bërë qumështorë.
-Vazhdo vazhdo, thotë një banor i Karkavecit, hiç mos u ndal, ik e gjeje mokrarin me mustaqe në të satëme.
Te ura e Golikut marr një Mendimtar të Rodenit ulur mbi një gur. E pyes për ndonjë me mustaqe të përdredhura deri te veshi. Kur të arrijmë në Velçan, tha, do të çoj te disa mokrarë nga ata që kërkoke zotrote.
Panorama mahnitëse; Përrenj, lumë, ura mesjetare, pllaja, kodrina të gjelbëruara, dhe fllad që të ngjeth nga kënaqësia.
Thotë pasagjeri,
-Je me fat që më more mua në makinë dhe jo ndonjë tjetër. Se unë di të llafosem. Të tjerët janë dudumë, nuk lidhin dot dy fjalë.
Proptishti është fshat më i mjerë se fshatrat e horrorit në filmat e Hollivudit. Është ditë Pazari. Ka kaluar mesdita. Po mbledhin rraqet. Shapka, lakra, kumbulla, hekurishta. Pazari i Proptishtit në shekullin e 15 me siguri ka qënë më i pasur. E mbyllëm Pazarin për sot, por po të duhet ndonjë rraqe e hapim përsëri për ty, thotë një hokatar. Shtëpitë e Proptishtit janë të vjetra, të vogla, të këqia, pothuajse rrënoja. Shtëpitë e shumicës së fshatrave të sotëm shqiptarë janë sa më të dukshme. Shtëpitë e Proptishtit duken sikur fshihen. Për të parë mes pazarxhinjve ndonjë me mustaqe madhështore, s’bëhet fjalë.
Përpjetë për në Velçan takova njërin që quhej Trëndafil. Trëndafili po ikte në Laktesh. Po pate merak se ngatërron rrugën, tha Trëndafili nga Lakteshi, vij të shoqëroj ku të duash, edhe deri në Pogradec, pastaj kthehem më këmbë. Pasagjeri mua te veshi; Mos e beso. Trëndafili është budalla.
Fshati Laktesh duket si qumësht i thartuar që nuk ka mundur të bëhet kos sepse amvisa nuk e mbështolli si duhet me batanije.
Pa hyrë në Velçan, në një krua, bab e bir po freskohen dhe po i japin ujë mushkës duke shkrofëtitur nga kënaqësia njëlloj si mushka.
Në të hyrë të Velçanit, pasagjeri zbret. Premtimet për të më treguar burra zamani me mustaqe deri te veshi kishin qënë rrena.
Fshati Velçan shtrihet në faqe të malit si një litar i hedhur përgjatë një harku si patkua. Rruga e litarit të patkoit është e asfaltuar. Madje edhe e ndriçuar me ca drita që duken si gozhdët e patkoit.
Velçani si pamje dhe si klimë, është një marramendje që të shushat. Velçani si vend ku jetojnë njerëz, është tmerr.
Në të dalë të Velçanit, u freskova te një krua. Pasi ja thera teposhtë nëpër ca kthesa, diku ku dikush më tha të mos kthehesha djathtas se përfundoj në Kodovjat të Gramshit, u kujtova se kisha harruar kapelen në krua. U ktheva e mora.
Tatëpjetë u llafosa me një mokrar që u mburr se me vetëm një dhëmb që i kishte mbetur në gojë bluante gjithçka, edhe mish. Po arra? e pyeta. Arra jo, tha.
Slabinja, copë e çikë. Nja shtatë a tetë humanoidë fantazmagorikë s’dihet pse janë mbledhur rreth furgonit të një barkderri që bën si boss.
Një hidrocentral i vogël që po ndërtohet aty rrotull është e vetmja “vepër” në ndërtim e sipër në Mokër.

Nga Slabinja zbres në një përrua. Përpjetë rruga e re Qukës-Qafë Plloçë ka bërë lëmsh trafikun inekzistent. Dy Golf-a me gjithë katundin brenda vijnë rrotull pa ditur nga t’ja mbajnë si milingona që sapo ua prishi folenë dikush që u bëri shurrën nga sipër. Kamionë të mëdhenj katallanë të ngathët vërtiten si në jerm në faqen e malit duke ngritur në Qiell pluhurin e Ferrit.
Në Trebinjë, çesma ku para se të pish ujë duhet të thuash “Bismilah Rrahman e Rrahim” me surrat nga Qielli, rrjedh e qetë prej shekujsh. Pasi ke ngrënë fasulnik, pilaf, mish viçi, speca djegës, sallatra, dy thela bakllavaje, dhe ka kthyer disa dopjo, mund te flesh me pas nja dy ore.
Në Podgozhan, mullixhiu të bën të ditur se është ballist denbabaden, i ka pasur njerëzit në burgje dhe internime, ja kanë pushkatuar një xhaxha në Dunicë.
Pak më tutje, menù për mbretër si unë që këtejpari kalojnë rrallë; Një podgozhanas krejt si Sharl Aznavuri këndon “A Cappella” këngë ruse; “Kalinka”, “Katjusha”, “Oçi Çiornie”, “Pod moskovskie vechera”. Kënaqesh ta dëgjosh këtë Sinatra lokal që pas pak nis e bërtet; Voinà-voinà-voinà, soldat-soldat-soldat. Tmerrohesh. Megjithatë Pavaroti i Podgozhanit vazhdon; Nga Stalingradi në Berlin, urrà-urrà-urrà. E pyes adhuruesin e “Korit të Ushtrisë së Kuqe”; Ç’deshi gjermani në Dunicë? Përgjigjen njëzëri Stalini dhe e shoqja; U, po si more ç’deshi gjermani në Mokër?! Operacioni i Dimrit, operacioni i Qershorit, urdhërat e shokut kurvi, i harrove ti këto?!
Te “Varri i Grekut” Pakti Stalin-Ribbentrop është ende në fuqi; Gaz 63 me motorr Wolksvagen.
Rruga për Dunicë, ku siç thonë rrenat komuniste, janë bërë luftra dhe ka lapidar kushtuar të rënëve për Atdhe, është vjedhur aq herë sa herë është premtuar.
Çobani i dhive, pa kërrabë, pa gunë, pa fyell, vetëm me shkop në dorë dhe zhele në trup, thotë me një vendosmëri dhe kryelartësi kërcënuese; Nuk jam i martuar, nuk kam shtëpi, dimër-behar fle në pyll, jam komunist.
Mokrarët janë shtatlartë. Nuk kanë dhjamë në bark. Kanë nofulla të gjëra të forta. Kanë ballë të lartë. Ecin disi të kërrusur me këmbë pak të hapura. Në moshë mesatare flokët u bëhen të argjentë, dhe nuk u bien kurrë, as në pleqërinë e thellë. Nuk pashë femra. Asnjëri nuk kishte kredit në celular. As për të më bërë një zile. Flasin për austriakun, francezin, Haxhi Qamilin, italianin, gjermanin, partizanin, ballistin.

Po se ç’kanë dashur tërë këta nëpër këto skërka askush nuk e di.
Mokra ka vdekur. Për ta varrosur, kazmën, lopatën, arkivolin, gozhdët, çekiçin, shpenzimet e funeralit, do ti paguajnë me paret e atyre që Mokrën e vranë.
Publikuar nga kolibri.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!
1 hour ago
Bledi Kasmi/ Pse vetëm Berisha flet për protesta?
6 hours ago
Durrës/ Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
7 hours ago
Glauk Konjufca kandidat i VV për mandatar të ri të Qeverisë së Kosovës
8 hours ago
Konferencë me mediat/ Berisha thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi!
8 hours ago

Basir Çollaku/ Kush do e qëllojë Ramën në blindin 600 milionë?!

Bledi Kasmi/ Pse vetëm Berisha flet për protesta?

Durrës/ Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.

Glauk Konjufca kandidat i VV për mandatar të ri të Qeverisë së Kosovës

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?