Mbas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga Grupi Parlamentar socialist, me një status në rrjetet sociale ka reaguar edhe deputetja Marjana Koçeku.
Kujtojmë se Koçeku, prej disa muajsh ka ikur nga i njejti Grup Parlamentar dhe u shpall deputete e pavarur.
Sot, Koçeku i jep këtë këshillë Spiropalit:
“Mos u mërzit Elisa, tash do të thonë “dorëzo mandatin!”. Nëse nuk e dorëzon, kanë me të heq imunitetin. Dhi e egër s’kanë si me të thanë”.

