Policia e Kosovës ka sekuestruar sot 37 kilogramë heroinë në një aksion ku janë arrestuar 5 persona. Kjo ngjarje detyrimisht e bën krahasimin me Shqipërinë. Nuk ka asnjë dyshim se tek ne qarkullon shumë më tepër, heroinë apo kokainë se në Kosovë, për shkak të porteve dhe grupeve kriminale që janë instaluar deri në Amerikën Latine.
Por këtu asnjëherë nuk kapet njē sasi e tillë. Pse? Sepse me Edi Ramën, Shqipëria u bë narkoshtet dhe krimi i organizuar ka koordinator në paradhomën e Kryeministrit dhe cakton drejtuesit e Policisë.
Kosova nuk është narkoshtet. Ndaj edhe pse fenomemi është i rrallë, ata sërish i’a dalin ta godasin.
Diferenca është e qartë. Këtu, forcat e rendit kanë prioritet të ruajnë karrigen e Edi Ramës nga protestuesit, jo të luftojnë krimin.

