NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
    17 hours ago
    Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
    21 hours ago
    Belind Këlliçi: Përplasje frontale mes klaneve mafioze në qeveri. Edi Rama, Kreu i Organizatës Kriminale “Rilindja”, shantazhon hapur me ndërsimin e SPAK ndaj tij, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.
    23 hours ago
    Berisha: Maznikut i janë gjetur 900 mijë euro në shtëpi, kurse SPAK i deklaron 3 mijë…
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Irena Beqiraj/ Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Irena Beqiraj/ Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
Të tjera
Bujar Leskaj/ Tusk nxjerr Putinin në skenë për të goditur opozitën në Poloni, akuzat për lidhje me Kremlinin ndezin krizën politike, lufta për kontrollin e institucioneve hap një front të ri para zgjedhjeve
Të tjera
“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
Kryesore Politikë
Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë
Të tjera
Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Irena Beqiraj/ Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!

Neutrale
Last updated: 2026/11/03 at 12:19 PM
Neutrale 2 hours ago
Share
SHARE

Në historinë e Benito Mussolinit ka një episod që meriton të kujtohet sa herë flasim për marrëdhënien mes një udhëheqësi dhe njerëzve që kanë qenë pjesë e ndërtimit të pushtetit të tij.

Është historia e vrasjes së deputetit socialist Giacomo Matteotti, në qershor të vitit 1924. Matteotti ishte një nga kundërshtarët më të vendosur të fashizmit. Ai kishte denoncuar manipulimin e zgjedhjeve, dhunën politike dhe korrupsionin e regjimit. Pas rrëmbimit dhe vrasjes së tij, hetimet çuan te një grup njerëzish të lidhur drejtpërdrejt me strukturat e pushtetit fashist. Në krye të grupit ishte Amerigo Dumini.

Por pas arrestimit të tyre, historia bëhet edhe më interesante.

Historiani italian Mauro Canali, një nga studiuesit e çështjes Matteotti, përshkruan një marrëdhënie shantazhi të ndërsjellë mes Mussolinit dhe njerëzve të tij të arrestuar. Bashkëpunëtorët e burgosur kërcënonin se do të flisnin nëse Mussolini nuk ndërhynte për t’i mbrojtur dhe për t’i nxjerrë nga burgu. Ata dinin shumë. Mbijetesa politike e Duçes varej, të paktën pjesërisht, nga heshtja e tyre.
Mussolini, nga ana tjetër, u përcillte një mesazh po aq të qartë: nëse ai rrëzohej, ata do të mbeteshin në burg; nëse ai mbijetonte politikisht, do të gjente një mënyrë për t’i shpëtuar.
Marrëveshja ishte e heshtur, por e kuptueshme: ju merrni përsipër përgjegjësinë, nuk flisni për mua dhe unë do të kujdesem për ju.
Një lloj kontrate që nuk kishte nevojë për noter , ku njëri mbante pushtetin dhe të tjerët mbanin sekretet.

Gati një shekull më vonë, në Shqipëri, konflikti mes Edi Ramës dhe Erion Veliajt, ndonëse në rrethana historike dhe politike krejt të ndryshme, sjell në vëmendje një mekanizëm të ngjashëm ku pushteti të bën bashkëpunëtor, frika të bën besnik sekretet të bëhen pranga, edhe mosbindja burgim i përjetshëm !

Sipas versionit të bërë publik nga avokati Plarent Ndreca, ministri i Drejtësisë Toni Gogu ka vizituar Veliajn në burgun e Fierit dhe i ka përcjellë një mesazh të kryeministrit. Mesazhi përmbante kërkesën për dorëzimin e mandatit, delegimin e pushtetit te persona të përcaktuar prej tij dhe heqjen dorë nga avokati mbrojtës. Në të kundërt, sipas këtij versioni, pasonin kërcënime për transferim në një burg tjetër dhe për orientimin e SPAK-ut drejt hetimeve të reja.

Rama dhe Veliaj kanë qenë për vite pjesë të së njëjtës strukturë pushteti. Veliaj nuk ishte thjesht një kryetar bashkie i zgjedhur nga socialistët. Ai ishte një nga figurat më të rëndësishme të projektit politik të Ramës, një nga njerëzit që mishëronin vazhdimësinë dhe suksesin e këtij projekti në Tiranë.

Haptazi sot pushteti i personalizuar i Ramës shfaq të njëjtën logjikë të veçantë si në rastin e Musolinit : bashkëpunëtori është i vlefshëm për aq kohë sa është i dobishëm dhe i bindur. Kur kërkon autonomi, bëhet problem. Kur kundërshton, trajtohet si tradhtar dhe kur di shumë, bëhet edhe më i papërshtatshëm.

Vazhdimi dihet . Sikurse tregon historia Musolini nuk u ndal .Në vitin 1943, kur regjimi po shembej, një pjesë e bashkëpunëtorëve të tij votuan kundër tij në Këshillin e Madh Fashist, mes tyre ishte edhe Galeazzo Ciano, ish-ministër i Jashtëm dhe dhëndri i Mussolinit. Mussolini organizoi Procesin e Veronës. Pesë nga ata që kishin votuar kundër tij u dënuan me vdekje dhe u pushkatuan.

Ndërsa pretendimi për përfshirjen e ministrit të Drejtësisë në një konflikt mes kryeministrit dhe një ish-bashkëpunëtori të tij, i cili ndodhet në burg, e bën ngjarjen e Fierit edhe më të rëndë.
Ministri i Drejtësisë, ka një funksion kushtetues dhe institucional. Nuk është korrier politik, aq më pak shpërndarës porosish në qelitë e burgjeve.
Nëse versioni i Veliajt provohet, atëherë kemi të bëjmë me një problem që shkon shumë përtej një konfliktit brenda Partisë Socialiste. Kemi një situatë ku kufiri mes përgjegjësisë institucionale dhe shërbimit ndaj interesave politike është zhdukur përfundimisht.

mësimet edhe pas 100 vitesh mbeten të hidhura: pushteti personal bëhet më i rëndësishëm se institucionet, edhe bashkëpunëtorët më të afërt mund të kthehen në pengjet e tij, dhe kur politika shndërrohet në një marrëdhënie pengmarrjeje të ndërsjellë, demokracia është ajo që rrezikon të mbetet pengu i fundit.

Neutrale November 3, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Irena Beqiraj/ Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!
2 hours ago
Bujar Leskaj/ Tusk nxjerr Putinin në skenë për të goditur opozitën në Poloni, akuzat për lidhje me Kremlinin ndezin krizën politike, lufta për kontrollin e institucioneve hap një front të ri para zgjedhjeve
3 hours ago
“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
17 hours ago
Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë
17 hours ago
Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
21 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Irena Beqiraj/ Mussolini, Rama dhe bashkëpunëtorët që dinë shumë!

Bujar Leskaj/ Tusk nxjerr Putinin në skenë për të goditur opozitën në Poloni, akuzat për lidhje me Kremlinin ndezin krizën politike, lufta për kontrollin e institucioneve hap një front të ri para zgjedhjeve

“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike

Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?