Shqipëria është i vetmi vend në Europën gjeografike që vijon të aplikojë regjimin e pensioneve të posaçme.
Krijuar në Bashkimin Sovjetik në fillim të viteve 20 të shekullit të kaluar, ky sistem, i quajtur pension politik, ishte shpërblim për besnikërinë dhe meritat ideologjike.
Përfitonin udhëheqësit e partisë, deputetët, shkencëtarët, ushtarakët, shkrimtarët dhe artistët.
Ai ndahej në tri nivele: federal, republikan dhe lokal.
Psh Nikita Hrushov e kishte pensionin mujor 500 rubla, ndërkohë që rroga mesatare mujore në BRSS ishte 85 rubla.
Historiani letonez Olev Livik e konsideron këtë sistem si një ndër krimet diskriminuese dhe polarizuese të regjimit komunist.
A nuk ka ardhur koha që të abrogohet ky atavizëm sovjetik në Shqipëri?
Basir Çollaku/ Pensionet e posaçme, ky rudiment sovjetik
Leave a comment
Leave a comment

