Pas protestave masive të studentëve dhe të rinjve që kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një paketë të re ligjore që parashikon ashpërsimin e masave ndaj pjesëmarrësve në tubime ku ushtrohet dhunë.
Një nga propozimet më të debatueshme është vendosja e gjobave deri në 500 mijë lekë të reja edhe për personat që nuk kryejnë drejtpërdrejt akte dhune, por qëndrojnë në një turmë ku ato po ndodhin, pavarësisht paralajmërimeve të policisë.
Ndërsa studentët vijojnë të kërkojnë largimin e tij, Rama ka zgjedhur të prezantojë masa të reja ndëshkuese, duke argumentuar se synimi është mbrojtja e rendit publik dhe pronës.
“Paketa ka gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin. Një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, një ligj për riparimin e dëmeve, disa ndryshime në ligjin për tubimet, një regjistër elektronik për dhunuesit urbanë, një ndryshim në Kodin e Etikës së Mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin e Procedurës.
Instrumenti i dytë është ligji i ri sipas modelit francez. Kush thyen, paguan. Ligji i ri që kemi hartuar për riparimin e dëmeve krijon themelin për të ardhmen, mbi parimin e thjeshtë: kush shkakton dëm, e paguan.
Barra nuk bie mbi taksapaguesit, siç ishte deri sot. Ligji zbatohet për çdo tubim publik, përfshirë grumbullimet sportive, festive etj., ku shkaktohen dëme materiale mbi pronën publike apo private.
Askush nuk paguan dëm se ka protestuar apo ka qenë i pranishëm. Kjo përgjegjësi lind nga sjellja vetjake e secilit person. Nuk e kufizon lirinë e shprehjes.
Por secili që merr pjesë në tubime të dhunshme dhe nuk largohet pas paralajmërimeve të policisë, kush zgjedh të rrijë në një turmë apo grup, do të përgjigjet administrativisht përmes gjobës, bashkë me ata që kryejnë veprimet e dhunshme, dhe gjoba do të shkojë deri në 500 mijë lekë të reja.
Përjashtohen nga ky rregull gazetarët, mjekët, vëzhguesit, nëpunësit në detyrë apo kalimtarët e rastësishëm. Për të miturit, gjobën do ta paguajnë prindërit apo kujdestari.
Ligji për tubimet nuk është përditësuar. Do t’i japë policisë më shumë mjete dhe mundësi sanksionesh, që janë krejt simbolike në krahasim me masat që vendet e tjera të BE-së kanë marrë.
Policia mund të kufizojë tubimet deri në 72 orë rreth objekteve të caktuara.
Pjesëmarrja në tubim pa leje dhe mosbindja do të gjobiten nga 10 mijë deri në 100 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës. Mosbindja ndaj urdhrit për shpërndarje do të gjobitet deri në 500 mijë lekë të reja. Bllokimi i qarkullimit, 5 mijë lekë të reja për çdo pjesëmarrës.” – tha Rama.
Protestat/ Rama prezanton Paketën e re Ligjore Kundër Dhunës Urbane, kërkon dënime ndaj studentëve dhe për ata që qëndrojnë në turm protestuese
Leave a comment
Leave a comment

