Përdorja e dhunshme,.ekstreme, nga disa organizata kriminale e drejtueses së Shërbimit Sekret, Vlora Hyseni, drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, Kadastrës, prokurorëve, gjyqtarëve, ministrave, deputetëve, bashkiakëve, biznesmenëve, medies, është genocidi mbi ligjin dhe institucionet në Shqipëri. AKSHI, Aruba, Albanian Files, Timaku, Ron-Sanët, Balluku, Hyseni, Karçanaj, Balla, janë ushtarët e bandës “Rama” Janë themeluesit e shtetkrimit të TiRamës.
Nga Columbia, Ekuadori, Meksika, Amerika Latine, Dubai, Evropa, Rusia, vërshojnë trafikantët e kokainës me tonelata dhe miliarda euro. Të dëbuar e të dënuar, në hetim, të pandehur, izraelitë, rusë, kinezë, ukrainas, ngado vijnë me xhepa bosh dhe bëhen skifterë të buxhetit shqiptar me lejen, ndihmën dhe bashkëpërfitimin marramendës me Edi Ramën. Investitorët strategjikë shumica janë emra të listës së Interpolit dhe SPAK-ut. Edi Rama para se të mbërrijë para prokurorëve, duhet të përballet me shumë zhvillime. Mosarrestimi i të padehurës Belinda Balluku, është rezistencë e bandave kontrollore të mazhorancës dhe KM..Eshtë përkulje e Prokurorisë Speciale. Akuzat shtohen, të pandehurit gjithashtu, por dhe verpa njëlloj nuk ndalet. Përgjimet e shumë dosjeve nga partnerët, të tanishmet dhe të tjerat në radhë janë qortim publik ndaj SPAK. Sepse ata kanë dijeni dhe dosje. Por kanë dremitur dhe frikur. Mafia drejton qeverinë. Ka marrë rolin dhe terrenin e saj. Edi Rama thjesht merr përqindjen e këtij biznesi të krimit dhe kaposhet majë plehut. Emri i tij ka dalë dhe do të dalë në përgjime mes trafikantësh, korrupsionit. NATO dhe BE shohin se sekretet e tyre kalojnë nga Gysi dhe “djemtë” e tij. Aleanca e Sigurisë ka humbur karriken shqiptare, sepse Edi Rama përmes “vlorave” të shumta, ua ka dorëzuar ortakëve mafiozë. Dhe ruso-kinezëve jo anëtarë të saj. Aleatët kërkojnë tjetër partner poltik në Shqipëri. Shtetkrimi i Mafias së TirRamës është i pandehur ndërkombëtarisht. Opozita, Protesta, drejtësia, shqiptarët kudo nëpër botë, të gjithë në një, duhet të largojnë me emergjencë këtë Rrezik Kombëtar.
Basir Çollaku/ Shtetkrimi i Mafias së TiRamës
Leave a comment
Leave a comment

