Kryeministri Edi Rama ka reaguar nga SHBA, pas masave të SPAK ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni dhe ish kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Proda. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë thotë se “lirimi nga detyra i drejtoreshës së SHISH është i menjëhershëm”.
Ai shprehet se drejtësia duhet të hetojë këdo, pavarësisht funksionit publik apo statusit, ndërsa thekson se përgjegjësia eshte individuale.
“Pafajësia ose fajësia e një bashkëpunëtori të vendosur nën akuzë është një çështje individuale përballë prokurorisë e gjykatës dhe kjo shumicë qeverisëse me mua në krye, i mbetet besnike këtij qëndrimi duke mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë dhe duke mos bërë avokatinë e askujt që përballet me drejtësinë”, shkruan kreu i qeverise.

