Në fizikë ka një ligj, ligji i Heisenberg-ut , i cili përcakton që vëzhgimi ndikon në momentumin e thërmijës së vëzhguar .
Në qeverinë shqiptare ka një tjetër ligj ! Sapo një matës pranohet si një matës i vlefshëm, ai duhet të pushojë së qeni i tillë, sepse marifetçinjtë do t’i shtrembërojë rezultatet e tij .
Kjo ka ndodhur edhe me rezultatet e testit PISA 2025.
Siç me shumë krenari Ministrja e Arsimit deklaroi , në rezultatet e PISA 2025, Shqipëria regjistroi një rritje të ndjeshme në krahasuar me vitin 2022.
Megjithatë, OECD i ka shoqëruar të dhënat e rezultateve Shqipërisë me një paralajmërim të rëndësishëm edhe përcaktues për cilësinë edhe saktësinë e tyre . Sipas OECD, Shqipëria nuk ka arritur të përmbushë standardet e marrjes së mostrave edhe pjesëmarrjes së shkollave në testim, duke e lënë saktësinë e rezultateve shumë të dyshimtë.
Vetëm 76% e shkollave që duhet të merrnin pjesë në testim kanë marrë pjesë nga 95% që ka qënë pjesëmarrja për vendet e ballkanit , të cilët si me magji i kemi tejkaluar .
Shtrembërim i mundshëm i rezultateve të testit .
Madhësia dhe cilësia e mostrës diktojnë drejtpërdrejt fuqinë statistikore, saktësinë dhe përgjithësueshmërinë e çdo rezultati .Përjashtimi nga testi i 24% të shkollave rrjedhimisht edhe i demografive të caktuara të nxënësve, është indicje e mjaftueshme për të dyshuar se rritja e papritur e rezultateve të Shqipërisë është ndikuar nga pjesëmarrja e cunguar e sudentëve gjatë ciklit të testimit të vitit 2025, dhe nuk tregon një përparim të vërtetë kombëtar në të nxënit e nxënësve në të gjitha klasat shqiptare.
Për të mbuluar pluhurin që u ka zënë fytyrën para se të dalin në pasqyrë janë gati ti bëjnë të gjitha …..

