Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama, zhvilluar te “Vila e Kuqe” në periferi të Tiranës.
Kreu i qwverisë mblodhi sot për tu lënë detyra drejtuesve politikë dhe deputetëve socialistë për angazhimin e tyre në terren.
Mësohet se ai u ka kërkuar të zgjedhurve që të shtojnë praninë në terren dhe të jenë më pranë qytetarëve, duke evidentuar problematikat dhe shqetësimet e tyre
Drejtuesit politikë, së bashku me strukturat e Partisë Socialiste në qarqe, deputetët dhe kryetarët e bashkive, do të hartojnë një plan për zhvillimin e takimeve me qytetarët dhe mbledhjen e problematikave.
Për ndjekjen e gjithë procesit dhe zgjidhjen e problematikave, do të delegohet edhe një zëvendësministër simbas specifikave tê dikasterit që mbulojnë.
Një tjetër porosi e Ramës ka qenë që takimet me qytetarët të mos shoqërohen domosdoshmërisht nga kamerat. Sipas tij, fokusi duhet të jetë te komunikimi i drejtpërdrejtë me qytetarët dhe evidentimi real i shqetësimeve të tyre.
Në takim është diskutuar edhe për funksionalizimin e platformës “ Pasqyrë Albania”, implementimi i së cilës do të kërkojë një bazë ligjore. Për këtë arsye, pritet të ndiqet një mekanizëm i ngjashëm me atë të parashikuar në Ligjin e Bashkëqeverisjes.

