NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!
    2 hours ago
    Reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha për arrestimin e Agasit: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin
    2 days ago
    Berisha: Hundën Ramës ja theu një burrë, ishin bashkë në një dhomë! Krim pasioni
    3 days ago
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!
Kryesore Politikë
Breaking News : Tragjedi e rëndë në Jacksonville: Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr, dy të rritur, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe 2-muajshe mbeten në gjendje kritike në spital.
Të tjera
Basir Çollaku/ Brukseli hap përgjimet e kokainës Ramës, SPAK pret dorëzimin e ushtarit të Ramës
Të tjera
Reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha për arrestimin e Agasit: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin
Kryesore Politikë
Belind Këlliçi: Si do t’i zgjidhë Pasqyra këto halle?!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!

Neutrale
Last updated: 2026/08/28 at 3:06 PM
Neutrale 2 hours ago
Share
SHARE

Raportimet e mediave malazeze se Serbia dhe Shqipëria mund të jenë dy vendet të cilave iu referua kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiç, kur paralajmëroi për veprimtari të koordinuara hibride nga dy vende në Rajon me synim destabilizimin e vendit, janë jashtëzakonisht serioze dhe nuk mund të kalohen në heshtje.

Dua të besoj se raportime të tilla nuk janë të sakta! Për këtë arsye, Qeveria shqiptare duhet t’i përgënjeshtrojë menjëherë dhe pa asnjë ekuivok. Nëse, ndërkaq, ekziston një bazë konkrete për këto shqetësime, opinioni publik shqiptar ka të drejtë të dijë se çfarë po ndodh dhe cilat janë përgjegjësitë e institucioneve shqiptare.

Është e papranueshme që Shqipëria të lejojë të krijohet qoftë edhe përshtypja se mund të jetë pjesë e ndonjë skenari të koordinuar me Serbinë për destabilizimin e Malit të Zi. Shqipëria nuk është dhe nuk duhet të bëhet instrument i askujt në rajon.

Politika e jashtme e Shqipërisë duhet të udhëhiqet nga interesat kombëtare, siguria rajonale dhe orientimi euroatlantik, jo nga pazare të errëta politike apo nga përpjekje për t’iu përshtatur agjendave të Beogradit. Mali i Zi është vend fqinj, partner dhe mik i Shqipërisë. Stabiliteti i tij është në interesin e drejtpërdrejtë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në Malin e Zi. Për më tepër, shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm politik, shoqëror dhe institucional në këtë vend.

Pikërisht për këtë arsye, çdo dyshim se Shqipëria mund të bashkëpunojë me Serbinë për veprimtari destabilizuese ndaj Malit të Zi do të ishte një skandal diplomatik dhe politik i përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria shqiptare nuk mund të heshtë përballë një situate të tillë.

Ajo duhet të kërkojë menjëherë, zyrtarisht dhe publikisht shpjegime nga Qeveria e Malit të Zi: A i referohej Kryeministri Spajiç Shqipërisë? A ka autoritetet malazeze informacion konkret që lidhet me institucione, individë apo struktura shqiptare? Dhe mbi çfarë të dhënash janë ngritur këto shqetësime?

Në të njëjtën kohë, Qeveria shqiptare duhet të japë një garanci të qartë dhe të pakushtëzuar se asnjë institucion i Republikës së Shqipërisë nuk ka marrë pjesë dhe nuk do të marrë pjesë në veprimtari që synojnë destabilizimin e Malit të Zi apo të cilitdo vend tjetër fqinj.

Në vend që të krijojë paqartësi të reja në rajon, diplomacia shqiptare duhet të punojë për të forcuar besimin me fqinjët tanë. Në vend që të përafrojë qëndrimet e Shqipërisë me agjenda që vijnë nga Beogradi, Tirana duhet të jetë në krah të vendeve që synojnë një rajon të qëndrueshëm, demokratik dhe evropian.

Në këtë kuadër, çdo hap i Qeverisë shqiptare që i shërben normalizimit të ndikimit politik të Serbisë në Shqipëri, pa transparencë dhe pa një vlerësim të qartë të interesit kombëtar, është i papranueshëm. Çështje të tilla si hapja e Konsullatës Serbe në Shkodër nuk mund të trajtohen si vendime rutinë administrative, të shkëputura nga realiteti gjeopolitik dhe nga interesat strategjike të Shqipërisë.

Shqipëria nuk ka nevojë për një politikë të jashtme që reagon pas ngjarjeve. Ka nevojë për një politikë të jashtme që parandalon krizat, mbron interesat kombëtare dhe ndërton aleanca të qëndrueshme me fqinjët dhe partnerët evropianë e euroatlantikë.

Prandaj, kërkojmë nga Qeveria shqiptare:
1️⃣ të kërkojë menjëherë sqarime zyrtare nga Qeveria e Malit të Zi;
2️⃣ të sqarojë publikisht nëse institucionet shqiptare janë përmendur apo kanë qenë objekt i ndonjë informacioni të sigurisë;
3️⃣ të garantojë se Shqipëria nuk është dhe nuk do të jetë pjesë e asnjë veprimtarie destabilizuese në rajon;
4️⃣ të informojë me transparencë opinionin publik për çdo zhvillim që prek sigurinë dhe marrëdhëniet me vendet fqinje;
5️⃣ të rishikojë çdo hap diplomatik që mund të cenojë besimin e ndërsjellë me partnerët tanë rajonalë;
6️⃣ dhe të riafirmojë pa ekuivok orientimin strategjik të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe hapësirës euroatlantike.

Nuk mund të flasim për integrim evropian dhe, në të njëjtën kohë, të tolerojmë politika që krijojnë dyshime për koordinim me agjenda që cenojnë stabilitetin e fqinjëve tanë.

Nuk mund të pretendojmë se jemi faktor stabiliteti dhe të heshtim kur emri i Shqipërisë lidhet me pretendime për veprimtari destabilizuese. Dhe mbi të gjitha, nuk mund të lejojmë që interesi kombëtar i Shqipërisë të bëhet pjesë e pazareve gjeopolitike të askujt.

Shqipëria duhet të jetë në krah të Malit të Zi, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Bosnjë-Hercegovinës dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian. Asnjë interes politik afatshkurtër nuk mund të justifikojë cenimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, stabilitetit rajonal dhe perspektivës evropiane të rajonit.

E ardhmja e rajonit nuk është në Beogradin e së kaluarës, por në Evropën e së ardhmes. Dhe Shqipëria duhet të ketë guximin politik dhe diplomatik të qëndrojë në anën e duhur. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk është destabilizimi, përplasja apo rikthimi te logjika e konflikteve të së kaluarës. E ardhmja e tij është Bashkimi Evropian.

Neutrale August 28, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!
2 hours ago
Breaking News : Tragjedi e rëndë në Jacksonville: Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr, dy të rritur, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe 2-muajshe mbeten në gjendje kritike në spital.
7 hours ago
Basir Çollaku/ Brukseli hap përgjimet e kokainës Ramës, SPAK pret dorëzimin e ushtarit të Ramës
1 day ago
Reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha për arrestimin e Agasit: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin
2 days ago
Belind Këlliçi: Si do t’i zgjidhë Pasqyra këto halle?!
2 days ago

Gazment Bardhi: Shqipëria nuk mund të jetë pjesë e asnjë skenari destabilizues në rajon!

Breaking News : Tragjedi e rëndë në Jacksonville: Tre fëmijë shqiptarë humbin jetën në zjarr, dy të rritur, një fëmijë 9-vjeçar dhe një bebe 2-muajshe mbeten në gjendje kritike në spital.

Basir Çollaku/ Brukseli hap përgjimet e kokainës Ramës, SPAK pret dorëzimin e ushtarit të Ramës

Reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha për arrestimin e Agasit: Arrestohet Ergys Agasi, koordinatori i Padrinos me krimin

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?