Një dosje e madhe trafiku kokainë sjell të reja përgjimesh nga Belgjika. Pjesa në Tiranë vjen e dremitur pa arsye të zgjuara. I pandehuri Ermir Ndreaj, me nofkën “Cinco” ndër bisedat me ortakët e organiatës thotë diku se
“Edhe kryeministri Rama ka pjesë..”
Ndërsa avokati belg i Ndreajt thotë mes të tjerash se :
“SPAK ka përdorur informacion shumë të kufizuar nga një dosje belge, pa paraqitur të gjithë dosjen dhe pa përfshirë elementet që janë në favor të klientit të tij..”
Puseta e Sky ecc e mbyllur në Tiranë shpërthen në Bruksel. Të tjera të ngjashme priten. Kjo sjell alarm në zyrën dhe banesën e Edi Ramës, por edhe në godinën e Prokurorisë së Posaçme.
Përse atje heshtet?!
Përse ka mosveprim?!
Dosjet me fraksion janë bërë magazina e kompromisit.?!
Ndërkohë po dje u njoftua “Ahmetaj 5” intervista lajmëruese me përgjime dhe telashe të rënda për Edi Ramën. Kujtojmë se kallëzimet e ish-zvkryeministrit janë sot dosjet shpërthyese të SPAK ku kryesojnë Balluku, AKSHI, e shumë të tjera.
Po dje në Francë gjykata la në qeli çelësin e njërës organizatë kriminale, Ermal Beqirin, si shenjë se ekstradimi po avancon. Duke mos harruar se pajisje elektronike të sekuestruara janë një kosh i rëndë informativ me rëndesë për Edi Ramën.
Dhe Ramës i duhet një ngjarje e fortë e kontrolluar për të ushqyer suksesin policor tetë mujor, për të cilin mbyllin gojën të gjithë. KM, Min i Brendshëm, ai i drejtësisë dhe çdo dashnor reforme. Ndonëse ky arrestim tregon mosveprimin afro njëvjeçar të çdo strukture për një të pandehur 40 kilometër larg zyrave të SPAK, me adresë të dukshme nga kuç-maçët e çdo lloji.
Një detaj me peshë është zhvillimi në dtejtësinë belge. Përgjimet e konservuara në Tiranë po dalin në Bruksel. Emrat e Edi Ramës, Taulant Ballës Ballukut, e disa ministrave, deputetëve, bashkiakëve thuhen qindra herë. Kujtoni Arubën. Ka xhevahire pa fund. Deputetë, ministra. Ora 400 mijë euro! Po Edi Rama është aty?!
Duket se nuk ka parë gjë akoma!!
Dosjen “Çopja”, miliarda dhe emra politikë plot.
SPAK ka një mesazh të qartë me përgjimet e Brukselit dalë në procese gjyqësore. As Edi Rama nuk ka më imunitet.. Të tjerët dihen.. Jo më laps me gomë…
Dosjet kombëtare dhe ndërkombëtare ku është në hetim Edi Rama bëjnë një magazinë në Prokurori. Kur SPAK do të bëhet pak SPAK?!?
Basir Çollaku/ Brukseli hap përgjimet e kokainës Ramës, SPAK pret dorëzimin e ushtarit të Ramës
Leave a comment
Leave a comment

