NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
    54 minutes ago
    Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
    1 day ago
    Skandali me himnin shqiptar në Pustec/ Berisha: Reagimi i Ramës ishte i turpshëm, mbrojtën autorin kryesor, kryetarin e tyre të bashkisë
    2 days ago
    Bashkëbisedim me qytetarët/ Berisha: Kam mendim pozitiv për ambasadorin e SHBA, do shkoj në Amerikë me rastin e ndonjë konference
    2 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
Kryesore Politikë
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
Të tjera
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
Aktualitet Kryesore
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
Të tjera
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….

Neutrale
Last updated: 2026/08/24 at 9:40 AM
Neutrale 3 hours ago
Share
SHARE

Margaret Thatcher, e njohur si “Zonja e Hekurt”, në debatin e madh mbi rolin e shtetit pyeste: “Sa nga paratë tuaja duhet të shpenzojë qeveria dhe sa duhet t’ju lërë juve për familjen?” Ajo theksonte se “qeveria nuk ka para të vetat. Nëse kërkon të shpenzojë më shumë, ka vetëm dy mënyra: ose do t’ju taksojë më shumë, ose do të marrë borxh. Faturën nuk e paguan askush tjetër përveç jush. Nuk ka fonde publike; ka vetëm para të taksapaguesve”

Thënë popullorçe: qeveria nuk pret para me gërshërë.
Ka mbetur legjendare thënia i një ish-zëvendëskryeministri në Parlament: “Asnjë lek nuk do të paguajnë shqiptarët, të gjitha do t’i paguajë buxheti.”
Ndërkohë, Lavdrim Krashi, ish-deputeti i PS-së, nisur nga përvoja e tij e gjatë në Britaninë e Madhe, propozonte se në çdo rrugë të ndërtuar me buxhetin e shtetit duhet të vendosej një tabelë:
“Kjo vepër është ndërtuar me paratë e taksapaguesve shqiptarë.”
Një tabelë e tillë do të ishte mjaft e dobishme, për aq kohë sa të ketë njerëz që besojnë se qeveria po shpenzon paratë e veta!

Çfarë shohim rregullisht nga fronti i kantiereve është propagandë, inspektime, përurime, postime të pafundme, madje edhe këngë kushtuar udheheqesit. Inagurim me këngë e valle?! Dhe nuk mungojnë as ata që i drejtohen liderit me adhurimin e një skllavi: “Vetëm ti mund ta bëje këtë rrugë!” a thua se investimi u bë nga xhepi tij.

Skena e djeshme në Pogradec gjatë “mbledhjes se qeverise/partisë” është ndoshta ilustrimi më i mirë i kësaj mendësie.

Çelnik Shtupalli, 78 vjeç, nga fshati Homçan i Mokrës, priti pesë apo gjashtë orë jashtë rezidencës qeveritare në Tushemisht vetëm për të takuar dhe falënderuar Kryeministrin. Halli i tij ishte asfaltimi i katër kilometrave rrugë të fshatit.

Çelniku e përqafoi të madhin mori dhe fjalën se do të shtrohen 4 km rrugë dhe u largua u lumtur.

Në pamje të parë, skenë prekëse. Po pse duhet një 78-vjeçar të presë pesë-gjashtë orë Kryeministrin për katër kilometra asfalt?

Rruga, nëse duhet bërë, nuk është dhuratë e Kryeministrit, as e kryetarit të bashkisë, as bëhet me kontribut vullnetar apo fonde bamirësie. Edhe ato katër kilometra, kur dhe nëse do të shtrohen, do të paguhen nga taksapaguesit.

Ditën kur të kuptojmë se qeveria nuk prodhon para, por administron paratë tona, do të kemi edhe një marrëdhënie tjetër me pushtetin: më pak mirënjohje për atë që është detyrë dhe më shumë kërkesë llogarie.

Dhe atëherë pensionisti nuk do të presë orë të tëra për të falënderuar Kryeministrin/kryebashkiakun që i premton katër kilometra asfalt, por do e pyesë: pse nuk është bërë rruga?

Neutrale August 24, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera
54 minutes ago
Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….
3 hours ago
Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima
20 hours ago
Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë
1 day ago
Kryeministri Rama mbledh sot në Pogradec drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve, çfarë pritet të diskutohet…
1 day ago

Berisha me gazetarët: PD ka potenciale të mëdha njerëzore, këto potenciale duhen shndërruar në kapitale dhe vlera

Lutfi Dervishi/ Tabela që mungon në çdo rrugë….

Të shtëna me armë zjarri në Dukagjin, dyshohet për 2 viktima

Basir Çollaku/ Yjet e ministrave shqiptarë dhe tavani hotelier i ministrave belgë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?