NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    “Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
    4 hours ago
    Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
    9 hours ago
    Belind Këlliçi: Përplasje frontale mes klaneve mafioze në qeveri. Edi Rama, Kreu i Organizatës Kriminale “Rilindja”, shantazhon hapur me ndërsimin e SPAK ndaj tij, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.
    10 hours ago
    Berisha: Maznikut i janë gjetur 900 mijë euro në shtëpi, kurse SPAK i deklaron 3 mijë…
    1 day ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
Kryesore Politikë
Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë
Të tjera
Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
Kryesore Politikë
Vizita e Toni Gogut te Erion Veliaj në burgun e Fierit/ Ministri i Drejtësisë konfirmon takimin: Kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij…, s’kisha mesazh për të
Kryesore
Belind Këlliçi: Përplasje frontale mes klaneve mafioze në qeveri. Edi Rama, Kreu i Organizatës Kriminale “Rilindja”, shantazhon hapur me ndërsimin e SPAK ndaj tij, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi: Sa stres të jetosh në Tiranë

Neutrale
Last updated: 2026/08/22 at 4:32 PM
Neutrale 2 months ago
Share
SHARE

Nuk është hiç e lehtë të jetosh sot në Tiranë. Problemet e vjetra dhe të tranzicionit janë stivë dhe, për fat të keq, në vend që të pakësohen sa vijnë e shtohen.

Aksioni më i fundit për lirimin e hapësirave publike ka krijuar një huti dhe panik. Hapësirat publike janë bërë aq të shumta, sa kryeqytetasit e kanë gjithnjë e më të vështirë të zgjedhin se ku ta kalojnë kohën e lirë. Në sheshe, lulishte, parqe, trotuare të gjera, hapësira mes pallateve. Një stres më vete.

Por problemi më serioz janë pemët. Sikur të mos mjaftonin ato të mbjella shekullin e kaluar, bashkia në vend që të marrë sopatën dhe të nisë rrallimin, nuk po ndalon së mbjelluri fidanë. Statistikat flasin vetë: është 20 fishuar numri i banorëve që në pranverë vuajnë nga alergjitë dhe stresi që krijon ngjyra e gjelbër. Pa folur për zogjtë, që kanë pushtuar kurorat e pemëve dhe përveçse ndotin trotuaret, me cicërimat e tyre e kanë çuar në nivele alarmante ndotjen akustike. Bashkia duhet të kujtohet se jetojmë në shekullin e 21, në kohën e Inteligjencës Artificiale, dhe jo në kohën e njerëzve që jetonin në pyll!

Edhe terrenet sportive në çdo lagje po krijojnë shqetësime serioze. Fëmijët dhe të rinjtë luajnë futboll, basketboll e volejboll deri vonë në mbrëmje dhe banorët ankohen se nuk i zë gjumi nga zhurma. Deri dje ankoheshin se fëmijët nuk i shqitnin dot nga celulari dhe duhej përdorur forca për t’i nxjerrë jashtë shtëpisë, sot ankohen se nuk po u vijnë fëmijët në shtëpi.

Një çështje tjetër që kërkon hetim të shpejtë është ajo e semaforëve. Dikush (ndoshta i nxitur nga ideja e modernizimit) ka vendosur semaforë pothuajse në çdo kryqëzim, ndërkohë që në Tiranë praktikisht nuk ka trafik. Qytetarët detyrohen të presin, kot më kot, dritën jeshile në rrugë bosh. SPAK duhet të verifikojë kush i ka porositur dhe për çfarë qëllimi është bërë ky tender.

Shatërvanët janë një tjetër bezdi. Ujë që rrjedh kot, freskon sheshet dhe u jep një arsye më shumë fëmijëve të luajnë aty dhe të mos kujtohen për prindërit në familje.

Edhe realizimi më në fund i premtimit për furnizim me ujë të pijshëm 24 orë ka sjellë pasoja ekonomike. Bizneset që shesin ujë të ambalazhuar po përballen me krizë serioze. Banorët nuk kanë më arsye të blejnë ujë, të kujdesen për depozitat apo mirëmbajtjen e pompave. Një industri e tërë rrezikon të zhduket duke nxjerrë pa punë mijëra vetë.

Por kulmi i telasheve është në verë. Nuk thonë kot: “halli, hallit nuk i ngjan”. Në një kohë kur Europa po “përcëllohet” nga vala e nxehtë afrikane dhe banorët kërkojnë dëshpërimisht më shumë pemë, hije dhe gjelbërim, tironsit kanë hallin e kundërt: duhet të durojnë hijen e pemëve, freskinë e parqeve dhe flladin që qarkullon mes pallateve. Një tmerr i vërtetë! E sikur të mos mjaftonte kjo, në vend që të falënderojnë, bashkinë e qeverinë, ata ankohen e madje protestojnë…”
Thonë se njeriu kërkon gjithmonë atë që s’e ka. Europa do fresk. Kryeqytetasit, me sa duket, nuk dinë as vetë se çfarë duan. Siç thonë vetë tironsit: “i ka myt e mira”

Neutrale August 22, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike
4 hours ago
Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë
4 hours ago
Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit
9 hours ago
Vizita e Toni Gogut te Erion Veliaj në burgun e Fierit/ Ministri i Drejtësisë konfirmon takimin: Kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij…, s’kisha mesazh për të
9 hours ago
Belind Këlliçi: Përplasje frontale mes klaneve mafioze në qeveri. Edi Rama, Kreu i Organizatës Kriminale “Rilindja”, shantazhon hapur me ndërsimin e SPAK ndaj tij, Kreun e Grupit të Strukturuar Kriminal 5D, Erion Veliajn.
10 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

“Kërcënimet mafioze ndaj të burgosurit Erion Veliaj”/ Deklaratë e Partisë Demokratike

Letra e Veliaj/ Reagon ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: Institucionet në provelë

Berisha: SPAK ka amnistuar krimin monstruoz elektoral, ky është një institucion i narkoshtetit. Aty brenda qelbej vendi nga droga. Kërkesa për largimin tim më bën nder se tregon se jam bërë tmerri dhe ferri i narkoregjimit

Vizita e Toni Gogut te Erion Veliaj në burgun e Fierit/ Ministri i Drejtësisë konfirmon takimin: Kam shkuar për t’u njohur me kushtet e trajtimit të tij…, s’kisha mesazh për të

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?