Një nga skifterët më të gatshëm për sulm ndaj kundërshtarëve e sidomos ndaj protestës, që përdor Edi Rama, është Taulant Balla.
Dhe ky zyrtar i lartë argument kryesor nē luftën e tij ka dezinforimimin apo fake news, që gjasme vihet në jetë kundër qeverisë.
Pra ky dishepull i të vërtetës, një ditë më parë publikoi një video nga shuarja e zjarreve në Amerikë, sikur të ishte aksion i qeverisë tonë në Lurë. Për të manipuluar qytetarët, për aftësinë e seriozitetin gjasme të strukturave tona në këtë situatë emergjente.
Reagimi ishte i menjëhershem dhe masivisht u kuptua se Taulant Balla po gënjente.
Padyshim ky nuk është rasti i parë për kreun e grupit parlamentar të PS. Por është i njëjti njeri që i ka akuzuar të rinjtë që protestojnë në shesh si agjentë iranianë e serbë.
Mashtrimi që bëri dje tregon se kush është kanakari i Edi Ramës dhe sidomos dëshmon se me çfarë mjetesh ata operojnë. Me fake news, me fake video, me fake fakte. Janë kokë e kembe mashtrim.
Edhe pse reagimi ndaj përpjekjes së tij është masiv, Taulanti nuk ka bërë asnjë sqarim, s’ka asnjë reflektim, dhe nuk do të ketë një mea-culpa nga ai. Sepse ata mendojnë dhe kërkojnë që mashtrimin ta imponojnë në shoqëri si normalitet.
Po shoqëria nuk i pranon më.
Ndaj sheshi, rrugët bulevardi, ziejnë nga revolta qytetare.

