NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)
    2 hours ago
    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë, duke hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
    16 hours ago
    Berisha me gazetarët: Çmimi i parë i Ramës për mbrojtjen kibernetike si çmimi i parë për ushqimin në botë gjatë komunizmit
    6 days ago
    Belind Këlliçi/ U besoj më shumë raporteve të gazetarëve për Edi Ramën, se deklaratave e puthjes së Marta Kos!
    6 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Vrasja e turistit në Ksamil/ Policia sqaron se viktima nuk është francez, por portugez…
Aktualitet Kryesore
Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)
Kryesore Politikë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë, duke hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
Kryesore Politikë
Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
Aktualitet Kryesore
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
Aktualitet
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)

Neutrale
Last updated: 2026/08/18 at 9:59 AM
Neutrale 2 hours ago
Share
SHARE

Albatros Rexhaj, papritur u ngrit “në fluturim” për t’i kërkuar llogari Edi Ramës.
Bëri disa rrotullime të kujdesëshme mbi Kryeministrin, si një Sokrat modern që nuk pi më helm, por metafora, dhe u ul me solemnitet në oborrin (kuvertën) e pushtetit.
Fiks ashtu sic e përshkruan Baudler albatros-in, tek “Lulet e së keqes”.
Pompoz në fluturim dhe qesharak kur ulet në kuvertën e anijes (pushtetit).
E kështu nga zog lartësie Albatrosi u bë zog oborri.

E aty n’oborr në vend të pyetjeve që djegin, la një fjali çuditëse pohuese: “Nuk kemi asnjë më të mirë”.

Kaq ishte dhe rebelimi “i fortë” i Albatrosit, si zogu më i ri i oborrit të Ramës.

Nëse Sokrati i Apologjisë së vet, pyeste Athinën pse ajo e kishte bërë drejtësinë të verbër, Albatrosi i apologjisë së Ramës pyet Ramën vetëm për t’u siguruar që ai ende e mban kurorën drejt, jo shtrembër.

Dhe në fund, si çdo zog i mirë i oborrit, e shpall veten të bindur ndaj qytetit që “e dënon” dhe ndaj mbretit që vetë e lavdëron.

Shkrimi hapet me pyetjen solemne: “Kryeministër i kujt je?”
Një pyetje që tingëllon si hetim, por që në fakt sillet si përkëdhelëse dhe që mbyllet me përgjigjen “epiko-romantike” të vetë autorit:
“Yni, patjetër.
Edhe për mandatin tjetër.
Se kush tjetër na ka mbetur?”

O Zot, i thonë kësaj, …nga të mençurit ruhemi vet.

Sokrati u dënua, sepse pyeste. Albatrosi tani falet, sepse përgjigjet vetë.

Pra, nuk kemi përballë një kritikë. Kemi një Apologji të përmbysur. Jo mbrojtje e të akuzuarit nga vetë i akuzuari siç bëri Sokrati, por mbrojtje e vetë akuzuesit (albatrosit) që nuk guxon të akuzojë të akuzuarin e vërtetë (Ramën).
Rama thirret si i pandehur, por gjyqin e drejton admiruesi i tij.
Dëshmitarët janë zgjedhur nga kabineti, dhe vendimi është shkruar para se të hapet seanca:
I pafajshëm tërësisht, por pak i keqkuptuar.

Në Athinën e Sokratit, gjyqi ishte tragjedi.
Në Tiranën e Albatrosit, është ese lavdërimi me elemente hetimore.

Albatrosi e kritikon Ramën aq sa të duket i pavarur dhe e lavdëron aq sa të mos rrezikojë fronin.

E mesmja e artë e servilizmit, mund të quhet kjo.

Është teknika e vjetër e oborrtarit që ka lexuar Apologjinë, por ka kuptuar vetëm pjesën ku Sokrati flet me ironi.
Nuk i thotë mbretit se është lakuriq, por i sugjeron vetëm të ndërrojë rrobaqepësin.

Sipas tij, ministrat kanë dështuar, zëvendësministrat kanë dështuar, kryebashkiakët janë kthyer në çifligarë, administrata është larguar nga qytetari dhe servilët kanë pushtuar Partinë.
Por Rama, ama çuditërisht, nuk paska dështuar.
Ai vetëm sa u ka besuar njerëzve të gabuar.
Për sa kohë albatros?!!!
Fare pak. Prej trembëdhjetë vjetësh.

Sokrati do të pyeste:
“A mund të jetë i pafajshëm ai që zgjedh vazhdimisht të njëjtin gabim?”
Albatrosi përgjigjet:
“Po, sepse gabimi është i të tjerëve.”

Në këtë sistem të mrekullueshëm kontabiliteti politik albatrosian, çdo sukses është personalisht i Ramës, ndërsa çdo dështim i përket vartësit që ai ka emëruar.
Aeroporti është i Ramës, tenderi problematik është i ministrit.
Turisti është i Ramës, plehrat janë të kryebashkiakut.
Fitorja është vizion, skandali është tradhti e ushtarit.

Pra fitimet privatizohen nga lideri. Humbjet u shpërndahen dishepujve.

Edhe arroganca e pushtetit, sipas Albatrosit, nuk është e Ramës. Kryebashkiakët dhe ministrat thjesht përpiqen ta imitojnë, por nuk e arrijnë dot origjinalin.
Pra, Rama nuk është arrogant, është standardi i arrogancës. Të tjerët janë vetëm kopje të dobëta “të një virtyti” të tepruar.

Sokrati këtë do ta quante “justifikim që nuk guxon të bëhet as pyetje”.

Pastaj vjen fjala magjike: “perceptim”.

Rama nuk paska problem me qeverisjen, por me mënyrën si perceptohet. Shqiptarët, me sa duket, nuk kanë nevojë për ndryshim qeverisjeje, por për një vizitë te okulisti sepse gabojnë në perceptim.
Korrupsioni, administrata partiake dhe pushteti i përqendruar mund të jenë thjesht iluzione optike të një populli që nuk ka mësuar ende të shohë drejt.

Ndryshoni syzet, jo pushtetin, klith albatrosi.

Sokrati do të qeshte. Ai u dënua sepse prishte perceptimin e qytetit. Albatrosi kërkon ta rregullojë perceptimin e pushtetit.

Kur argumenti mbërrin te të huajt, Albatrosi zbulon një komplot ndërkombëtar.
(Mos o Zot!)
Dikush në Bruksel, me siguri, i ka telefonuar Ramës për t’i kërkuar të disiplinojë shqiptarët. Prova është e pathyeshme: Rama shkroi në anglisht.

Në këtë pikë, Apologjia shndërrohet në zoologji diplomatike. Më saktë ortinologji.
Çdo burokrat europian është grabitqar, çdo status anglisht është sinjal i koduar, dhe çdo kritikë ndaj Ramës është një gjyq i ri i “Athinës”, por pa Sokratin, vetëm me avokatë mbrojtës.

Megjithatë, të huajt janë të këqij vetëm kur nuk e duartrokasin Ramën.
Kur e lavdërojnë, ai është burrë shteti.
Kur e kritikojnë, janë ndërhyrje në sovranitet. Kur hapet një kapitull me BE-në, është meritë e tij. Kur hapet një dosje nga SPAK-u, është komplot.

Sovraniteti, në këtë Apologji, është si hije. Ai ekziston vetëm kur ndriçohet nga pushteti.

Rama,
sigurisht meriton kritikë të ashpër për fjalorin që përdori ndaj shqiptarëve që kundërshtuan Zelenskin.
Por Albatrosi ynë nuk ndalet te kritika.
Ai e kthen atë në mbrojtje.
Sepse në vend të Sokratit që pranon se nuk di, kemi një autor që di gjithçka, përfshirë edhe pafajësinë e të tjerëve.

Madje edhe patriotizmin sipas zogut më të ri të oborrit, na e paska sjellë Rilindja e Ramës.

Sokrati do të pyeste: “A mund të krijohet atdheu me dekret?”
Albatrosi përgjigjet: “Po, nëse dekreti është i duhur.”

Shqiptarët, sipas kësaj logjike, e zbuluan atdheun pas vitit 2013. Historia, diaspora dhe sakrificat kombëtare ishin vetëm draft. Versioni final u publikua nga qeveria.
Albatrosi i dha zë publik.

Vetëm se tani drafti po proteston kundër autorit.

Pjesa, pastaj, për SPAK-un është kulmi i Apologjisë së përmbysur.
Albatrosi revoltohet se prokurorët mund të dyshojnë pa vendim gjykate, dhe për ta mbrojtur këtë parim, shpall vetë direkt pafajësinë e Ramës.

Pra, prezumimi i pafajësisë nuk mjafton më. Nevojitet edhe certifikata e panegjiristit.

Sokrati u dënua sepse nuk pranoi të shkruante mbrojtjen e vet.
Ndërsa Albatrosi e shkruan mbrojtjen e të tjerëve me pasionin e Sokratit.

SPAK-u përshkruhet si monstër juridike, ndërsa Rama si viktimë e një gjyqi që ende nuk ka ndodhur. Mungon vetëm skena ku Kryeministri, si Sokrati i ri, refuzon të arratiset.
Por këtë herë jo nga ligji, por nga lavdërimi.

Pas gjithë kësaj, Rexhaj qorton edhe opozitën se pret të vijë në pushtet nga SPAK-u.
Këtu ka një grimcë prej “Sokrati”, sepse realisht pushteti nuk fitohet me dosje, por me qytetarë.
Por menjëherë ai e anulon këtë mendim, duke deklaruar se Rama do t’i marrë sërish votat, sepse nuk ka kush tjetër t’i marrë.

Sokrati do të pyeste në këtë rast:
“Nëse nuk ka alternativë, a është ende zgjedhje?” Albatrosi përgjigjet: “Po, është konfirmim.”

Në fund kuptohet se Rexhaj nuk kërkon një Shqipëri pas Ramës. Ai kërkon një Ramë të përmirësuar, të rregulluar, të lëmuar.
Një lloj versioni estetik të pushtetit ekzistues. Jo ndryshim, por restaurim.

Ai në këtë rast nuk kërkon llogaridhënie. Kërkon pendesë stilistike.
E nuk kërkon aspak drejtësi por kërkon harmoni narrative.

Kjo është “Apologjia e Albatrosit”
Jo një mbrojtje e së vërtetës, por mbrojtje e nevojës për të besuar se e vërteta nuk është e nevojshme.

Sepse në universin e tij, Rama mund të jetë njëkohësisht shkaku, pasoja dhe zgjidhja.
Mund ta ndezë zjarrin, të drejtojë zjarrfikësen dhe të marrë medaljen për heroizëm.

Flamingot patriotë për Albatrosin nuk janë problemi. Janë vetëm dëshmitarë që po guxojnë të flasin.

Por asnjë Albatros, sado bukur të fluturojë rreth pushtetit, nuk mund ta shmangë pyetjen që Sokrati do të mund ta bënte pa hezitim:

Nëse pas trembëdhjetë vjetësh ende duhet t’i kërkojmë Ramës të bëhet ai që premtoi, a është kjo qeverisje, apo thjesht një Apologji që nuk guxon të përfundojë kurrë?

Neutrale August 18, 2026
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Vrasja e turistit në Ksamil/ Policia sqaron se viktima nuk është francez, por portugez…
6 minutes ago
Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)
2 hours ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë, duke hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.
16 hours ago
Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër
2 days ago
Me pistolet në brez në mes të qytetit, prangoset 21-vjeçari në Elbasan
5 days ago

Vrasja e turistit në Ksamil/ Policia sqaron se viktima nuk është francez, por portugez…

Luçiano Boçi: APOLOGJIA E NJË ALBATROSI (Polemikë e pakërkuar)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla në Fushë-Krujë, duke hedhur akuza ndaj ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari.

Zjarri shkrumbon “Mesopotam Agrotourism Resort” në rrugën Sarandë-Syri i Kaltër

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?