Nga Xhelal Mziu
5.5 MILIONË EURO PËR TË MBIKËQYRUR KONCESIONET, 400 MIJË EURO PËR EMERGJENCAT!
⚠️ Kjo është “logjika” e qeverisë me paratë e shqiptarëve:
💰 5.5 milionë euro në vit për shërbime inxhinierike dhe mbikëqyrjen e kontratave koncesionare/PPP.
⛔️ Vetëm 400 mijë euro për emergjencat, rrëshqitjet dhe dëmtimet në rrugët kombëtare.
❌️ Madje, vetëm për Thumanë–Kashar, afro 900 mijë euro çdo vit për mbikëqyrjen e koncesionit!
Pra, rrugët mund të bllokohen, të shemben e të mbulohen nga rrëshqitjet, por paratë për koncesionarët dhe ata që “mbikëqyrin” koncesionet nuk mungojnë kurrë.
❌️ Ky nuk është thjesht keqmenaxhim.
▪️Është një buxhet që vendos PPP-të dhe koncesionet përpara sigurisë dhe nevojave reale të qytetarëve.
👉 Miliona për të kontrolluar koncesionet. Qindarka për të rregulluar rrugët.
Kush përfiton dhe kush paguan? Shqiptarët paguajnë.



