Presidentja e Tanzanisë, Samia Suluhu Hassan, ka urdhëruar kufizime në përdorimin e transportit zyrtar: Për punë zyrtare, zyrtarët duhet të udhëtojnë me një autobus.
Normalisht, autokolona e Presidentes tanzaniane përbëhet nga rreth 30 automjete, duke përfshirë personelin e sigurisë dhe automjetet e shoqërimit.
Që tani e tutje, autokolona do të reduktohet dhe vetëm nje pjesë e autokolonës kryesore do të përdoret për udhëtime zyrtare të presidentes..
“Që tani e tutje, kudo që të shkojnë, të gjithë zyrtarët do të udhëtojnë së bashku në një autobus të vetëm… për të ulur konsumin e karburantit”, shpjegoi Samia Suluhu Hassan.

