Hileqarët qeveritarë e mbajtën urdhrin për mbylljen e burgut 10 ditë për tu marrë votën.
Llogaritë ishin bërë mië me laps, 125 ×4=500 vota .
Fill në dt 10 nëntor atyre u thanë dukuni në zgjedhjet e tjera.
Goditja sociale e një bashkie pa asnjë mundësi punësimi me mbylljen e kësaj IEVP-je është katastorfë ekonomike.
Reagimet e punonjësve të braktisur janë të drejta dhe revoltuese.
Na mashtruan më thotë një punonjës i saj.
Na thanë se nuk mbyllet deri në vitin 2027.
Kjo qeveri po i trajton njerëzit si skllevër sa të mbarojë “punët”e saj të lëna në mes, dhe pastaj askush nuk u jep përgjigje pse ua bënë këtë pabesi.


