Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka pritur sot në një takim Monsignor Vincenzo Paglia, Pesident i Akademisë Pontifice për jetën.
Lajmin e bën me dije vetë Berisha nëpërmjet rrjeteve sociale si më poshtë:
Të dashur miq,
sot pas dite pata një takim me mikun tim dhe të kombit tonë Monsignor Vincenzo Paglia,
President i Akademisë Pontifice për jetën.
Në këtë takim miqësor shkëmbyem mendime rreth gjendjes në Shqipëri dhe më gjerë.
Unë falenderova me mirënjohje mikun për ndjenjat miqësore dhe për ndihmën e tij të çmuar për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këtë takim ishte i pranishëm deputeti, Drejtuesi Politik i Qarkut të Gjirokastrës, Prof.Dr Tritan Shehu
Takimi ishte i hapur. #sb

