Qeveria duhet të korrigjojë menjëherë padrejtësinë ndaj 6,500 mësuesve, diploma e të cilëve është vlerësuar me 0 pikë, duke i penalizuar ata në vlerësimin e dosjeve për atestim si dhe me pagë më të ulët krahasuar me kolegët e tyre.
Ky është një vendim absurd, që dëmton jo vetëm mësuesit, por edhe cilësinë e arsimit në vend.
Ne kërkojmë trajtim të barabartë, vlerësim të drejtë të diplomave dhe rishikim të menjëhershëm të pagave! Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi padrejtësi dhe nënvlerësim!
Qeveri, dëgjo zërin e mësuesve! 📚

