Fokus nga Robert Papa/ Trump nuk do ta marrë Gazën…
Mos dëgjoni se çfarë thotë, por shikoni si vepron Trump.
Nuk ndodh kurrë që SHBA të marrë nën pronësi Gazen. Trump nxit një alternativë ndryshe.Rajoni ka shumë urrejtje. Ato që tha Trump, janë idetë e Kushnerit.
Trump ka habitur edhe shefen e kabinetit me deklaratën se Amerika do marrë në kontroll Gazën dhe do largojë palestinezët.
A ka gjasa të ndodhë? Jo! As për 100 vjet.
Por Trump ka hedhur një granatë tjetër. Thinking out the box.
A ka të drejtë? Të kërkosh rezultat ndryshe, duke bërë të njëjtët gjë, është idjotësi.
Gaza është shkatërruar. 70 përqind të godinave janë rrafshuar nga Netanjahu, që rrinte si statujë kur Trump, nuk mohoi as përfshirjen e trupave ushtarake.
As kjo nuk ndodh se Hamasi do gëzohej të vriste ushtarët amerikanë.
Trump, vetën se po nxit nje diskutim alternativ.
Do duhen 350 vjet që të të rindërtohet Gaza, nëse nuk nderhyn SHBA, ose Arabia Saudite.
Trump ka kërkkuar nga Arabia Saudite të investojën për ta kthyer gazën në Majamin e Lindjes, duke ndertuar qiejgërvishës , hotele dhe rezorte, çka do të krijonte me mijëra vende pune për palestinezët, por ata duhet të largohen diku dhe Gaza duhet niveluar.
Nuk ka pse ta bëjë SHBA.
Përgjegjësia e pastrimit i takon Izraleit, ata që e shkatërrun dhe vranë 47 mijë vetë.
Gaza ka një shans të ndryshojë thellësisht, por ajo që thotë Trump nuk ka gjasa të ngjasë.
Dy shtete, nuk ka gjasa gjithashtu. Sepse, aty është vetëm një shtet, Izraeli dhe Autoriteti palestinez, është fiktiv. Sureal.
Arafati vodhi miliona dollare dhe gruaja e tij i shpenzon sot në Paris.
A hodhi këtë grantë Trump, të heqë vëmendjen nga spastrimet në FBI, CIA dhe zhdukjen e USAID apo mbylljen e Departamentit të Arsimit?!
Ka shumë mundësi.
USAID ka vdekur. Miliarda për zagarët e Shorosh kudo në glob, por presidenti nuk e ka fuqintë ta mbyllë këtë Agjensi të papergjegjshme, kongresi e ka.
Por presidenti e ben jo funksionale.
10 mijë vetë në një Agjenci? Tmerr. 14 milionë dollarë për Abortin ne Zimbabve dhe 1 milione ne Tazhikistan , por 35 milionë dollar në vit për dy gratë e Edvinit? Për Arben Malajt dhe gazetari imagjinare? 18 milione dollarë për median e majtë Politiko? Nju Jork Tajms dhe BBC kanë marrë fonde nga USAID.
400 gazetare janë paguar nga CIA, gjithashtu.
2 milionë për ndryshim seksi në Guataale
43 milione dollare me gas station në Afganistan ku nuk ka klientë
Prokurorja e Pergjithshme duhet dhe do filloje hetimet. Dikush duhet të shkojë pas dyerve të burgut. Vetem vjet 40 miliarde dollarë. 6 milione dollare për burra që bëjnë seks me burra në Afriken e Jugut.
8 milione në Sri Lanka per gazetarët për trasgjinoret. 122 milione dollare janë dhene për terroristët e Afganistanit.
Ajo fytyra e pështirë Ales Sorosh,duke dhënë vetë 100 milione dollarë për fushatë ka përfituar miliarda për celulat e tij anti humane, anti perëndimore.
Nëse demokratët do vazhdojnë të qajnë për mbylljen e USAID, nuk kanë për të fituar për dekada as senatin e as kongresin.

