Kanë ardhur kohë të këqija: Fëmijët nuk dëgjojnë me prinderit dhe gjithëkush po shkruan libër. (Cicero 106-43 Para Krishtit)
Kanë ardhur kohë të tjera: Krimi është më transparent se administrata publike.
Kanë ardhur kohë të tjera: Njerëzit kanë makina, por nuk ka më rrugë.
Kanë ardhur kohë të tjera! Mësuesit mësojnë nga nxënësit dhe mjekët nga chat GPT.
Kanë ardhur kohë të tjera. Shqiptarët ankohen nga korrupsioni dhe votojnë të korruptuarit.
Kanë ardhur kohë të tjera: Njerëzit qajnë në dasma dhe bëjnë selfie në funerale.
Kanë ardhur kohë të tjera: Më shumë informacion ka patronazhisti se punonjësi i Shërbimit Informativ.
Kanë ardhur kohë të tjera…

