NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Dita e 144 e tubimit/ Berisha-emigrantëve: Ju jeni autorët e kapitullit të parë të demokracisë në Shqipëri!
    2 years ago
    Të Fundit
    Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
    17 hours ago
    Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
    17 hours ago
    Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
    19 hours ago
    Rama me superlativa për Ballukun: “Punoi pa orar për objektivat”
    21 hours ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Ilir Levonja/ Shqiptari biometrik
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
Të tjera
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
Bota
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
Kryesore Politikë
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
Politikë
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Ilir Levonja/ Shqiptari biometrik

Neutrale
Last updated: 2025/01/24 at 8:38 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Një gazetar shqiptar tha se, ”po të më pyesni mua, emigrantët nuk kanë përse votojnë. Ata nuk jetojnë këtu, kështu që nuk kanë përse e zgjedhin ata kryeministrin tim”. Kur e thotë këtë një gazetar, mos pyet më për zgjedhje të rregullta, mos fol më për votën e lirë, të drejtat e njeriut dhe të drejtën sipas Kushtetutës së vendit. Dhe nuk ia vlen ta përmendesh me emër pasi në tërësi studiot shqiptare i kanë me shumicë shërbëtorë të tillë. Kur shkruajta para pak ditësh (ashtu përciptas) se vota e emigrantëve është totalisht manipulim i shekullit, shumë komentonin se, jo nuk është ashtu, por ju duhet të keni medoemos një dokument shqiptar. Nuk e keni, mos bëni gërr-vërr. Kështu doli dhe po del në debatet e fundit televizive, mungesa e pasaportës biometrike, të cilën shteti shqiptar e emetoi në mos gaboj rreth viteve 2009-2010 (një nga ato kriteret e komunitetit Europian) kur më në fund shqiptarët filluan lëvizjen e lirë në Europë. Tani doemos që shumë emigrantë nuk janë të pajisur me pasaportën biometrike shqiptare. Kjo është një nga ato firot e pa studiuara të atyre përfaqësues edhe të opozitës, firmëtarëve apo grupit të punës që firmosën marrëveshje me regjimin Rama, firmëtarë që nuk i parashikuan këto ngërçe dhe sot i kërkojnë po regjimit, të na japi mundësi vote edhe ne emigrantëve që nuk disponojnë pasaportën biometrike shqiptare. Shumë gazetarucë studiosh e konsiderojnë këtë ngërç si një gabim tonin, të emigrantëve. Sipas tyre duhet të aplikojmë dhe ta marrin. Po askush nga ata nuk e gjykon dhe e kupton dot se një emigrant në polin jugor të Amerikës, të shkoj në NewYork urgjenisht për një pasaportë biometrike të shtetit shqiptar. Ndërkohë që shtetarët shqiptarë u lëshojnë pasaporta para kamerave, madje u pagojnë edhe biletat, honoraret, guidën etj., plot vipave vetëm për shkak të origjinës dhe famës. Ndërkohë nëse do kërkosh pak në sistemin social-ekonimik të Shqipërisë, ato çfarë sjellin emigrantët, përfshi edhe kontributet e bamirsisë të drejtpërdrejta në emisionet televizive, për njerëz në nevojë, fëmijë të sëmurë, prindër të braktisur, paraplegjikët, janë një bum dhembshurie e dashamirësi vullkanike në raport me kujdesin social të shtetit shqiptar, por edhe vipave shqiptarë. Kjo mendësi gazetareske është parapërgatitja e një mish mashi të madh në zgjedhjet e 11 majit 2025. Esh në vazhdën e asaj mendësie ku të gjitha fajet i ka opozita, aq sa edhe një gazetar që paguhet me miliona lekë në muaj, vetëm për mos të prishur rehatine personale, tripet familjere të llojit vip, do i vërsulet apatisë së emigrantit dhe jo regjimit, manipulimit apo strategjisë për të rrudhur votën e emigrantit. Llogaritë janë të thjeshta, një qeverisje me 850 mijë vota dhe me 32% pjesëmarrje në votime, ata që kanë 5 gram njohuri nga statistikat e dinë mirë se sa dhe se si do ndikojë vota e emigrantëve me pasaporta biometrike, ku thuajse 80% e tyre, nga regjistrimet e deritanishme, janë të pavlefshme dhe 20% janë kontaktuar personalisht deri nga zëvendëskryeministri dhe punonjëset socile të qeverisë shqiptare. Jo më kot një gazetaruc tjetër tha, PS-ja është shumë më përpara se opozita. Në një sistem vërtet demokratik, një emigrant i cili ruan me fanatizëm një pasaportë, në rastin konkret emigranti shqiptar, pavarsisht se kush e ka lëshuar, Zogu, apo qeveritë nën Italinë, Enveri, Ramizi, Meksi, Nano, Berisha, apo Rama, e ruan kësisoj jo për shkak të emrave, por për shkak të shqiptarisë. E mban shallin, flamurin, plisin, jo për shkak të emrave apo komisioneve burokrate, por për shkak të shqiptarisë. Madje edhe në pasaportën dopio biometrike të vendit ku jetojnë e kanë me gërma të mëdha kombësinë shqiptare. Mirëpo bash shteti amë, sipas teknicienëve e ka të vështirë t’i identifikoj si shqiptarë, megjithëse shumë prej tyre, gati 99% nuk janë ç’rregjistruar nga gjendja e tyre civile dhe një nga këta jam edhe unë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.
12 hours ago
Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar
16 hours ago
Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS
17 hours ago
Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!
17 hours ago
Vendimi i PS për Ballukun/ Berisha: Tani i përket sovranit të thotë fjalën e tij!
19 hours ago

Ola Xama/ Ndryshimet “epokale” që solli Belinda Balluku.

Refuzuan të këndonin himnin e tyre kombëtar/ Ekipi i futbollit iranian të femrave përballet me vdekjen për sfidimin e regjimit, ndërhyn Trump për t’i shpëtuar

Flamur Noka: Kodi i Heshtjes në grupin parlamentar të PS

Fisnik Qosja reagon për takimin me BE-në: Nuk përfaqësoj maxhorancën, vetëm Bashkinë Kavajë dhe Shoqatën e të Zgjedhurve Vendorë!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?