Nga Kapiten i Parë(L) Artur Meçollari
Kur Vëngu do të pranojë se Pashaliman, dhe jo Porto Romano, është në planet e NATO-s?
Dylbitë e NATO-s janë të ndryshme nga të Alabbarit.
Pirro Vëngu i mbushi gjashtë muaj në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes. Por, deri tani nuk ka bërë asnjë vizitë në Forcat Detare. Të gjitha bazat detare i ka nën hetim nga SPAK dhe dy prej tyre nën sekuestro. Po ashtu Vëngu nuk është deklaruar asnjëherë se baza detare është e Pashalimanit është duke u studiuar nga NATO, jo Porto Romano, si bazë e NATO-s.
Ky studim i Pashalimanit bëhet nga NATO-bazuar në ofertën e Qeverisë së Shqipërisë në tetor 2019 dhe pranimit katër muaj më pas nga NATO (në parim) në shkurt 2020. Ndërsa Qeveria e Shipërisë i ka ofruar NATO-s një bazë detare në Porto Romano në 2022, prej tre vitesh NATO nuk kthen përgjigje.
Por, dëmi më i madh është bërë në formulimin e Strategjisë Ushtarake të Shqipërisë, miratuar nga Parlamenti në fillim të vitit 2024. Në SU 2024 përmendet baza detare në Porto Romano, si projekt, por jo baza detare e Pashalimanit si një ofertë për bazë detare të NATO-s, dhe prej 3-vitesh duke u studiuar nga MARCOM.

