Reagimi i plotë i ish-zv.ministres së Jashtme, Edith Harxhi:
Sot kur parlamenti i Shqipërisë dhe ai i Kosovës takohen në Prishtinë, i kujtoj Kryeministrit të kalojë rezolutën e paraqitur nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe deputeti e ish-Ministri i Jashtëm Prof. #TritanShehu për njohjen e genocidit Serb në Kosovë dhe Srebenicë. Këtë rezolutë deputetët socialist nuk deshën ta votonin në pranverë të vitit 2022 sepse për ta çdo fjalë kundër agresionit serb në Kosovë do të ishte në kundërshtim me miqësinë Rama-Vucic. E pra ky është rasti për ta bërë nëse me të vëtetetë mendojnë për çështjen kombëtare shqiptare. Krimet serbe në Kosovë kanë emra e një pjesë prej tyre që i kanë kryer ato krime janë anëtarë të kabinetit qeveritar në Serbi sot. Nëse kjo nuk miratohet, atëherë ky takim i rradhës do të mbetet si një fallcitet tjetër me retorikë folklorike, thjeshtë për ti hedhur hi syve faktorit shqiptar në Ballkan.
#kosovaështëdjepishqiptarisë
#çështjakombëtareshqiptare

