NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    2 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    3 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    3 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Ata që nuk kënduan…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
Kryesore
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Ata që nuk kënduan…

Neutrale
Last updated: 2024/12/17 at 10:20 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Çfarë do të ndodhte nëse do të reagonim po aq shpejt dhe fuqishëm për disa që nuk janë larguar nga Shqipëria me dëshirë, por janë përballuar me presione dhe ndëshkime?

Edvin Prifti, është një kardiokirurg. Profesioni tij lidhet me shpëtimin e jetëve. Është i pari që foli për pandeminë dhe vaksinat, por sot përballet me drejtësinë pas katër vjet hetimesh dhe përgjimesh. Është mjeku që ka operuar 7300 pacientë. Asnjë ditë me pushtet, asnjë tender apo abuzim me fonde publike. Mbi të sot rëndojnë katër akuza. Mbi ne rëndon indiferenca.

Ilir Allkja, mjeku që ngriti zërin për kushtet në spitale, dhe u përjashtua nga puna. Kur atij ju komunikua pushimi nga puna ne ishim me pushime.

Emiliano Nuhu, oficeri i policisë që denoncoi abuzimet dhe rreziqet që vijnë nga korrupsioni dhe abuzimi me pushtetin, nga lidhja e bandave m politikën. Sot ka fituar azil politik. Ai nuk heshti, por heshtëm ne.

Antoneta Sevdari, një prokurore që guxoi të jetë e ndershme dhe e pavarur në një sistem drejtësie të kalbur do të ishte sot pa punë nëse nuk do të ishte Gjykata e Strasburgut. Asnjë zë për të mbrojtur atë. Asnjë përgjegjësi për ata që e “dhunuan”

Dritan Zagani, është oficeri që denoncoi lidhjet e krimit me politikën. Si shpërblim u përball me persekutim të paprecedentë publik deri edhe nga kryeministri. Sot është azilant politik. Ne bëmë melodrama me denoncimet e tij.

Agron Tufa, poet, shkrimtar mund të ishte sot këtu. Por kërcënimet me jetë për punën e tij si drejtues i Instituti të Përndjekurve Politik e detyruan të kërkonte azil. Heshtëm.

Pal Trashaj i dha fund jetës pas vitesh trokitje në dyert e drejtësisë shqiptare. Po ta kishim dëgjuar sot do të ishte mes nesh.

Ervin Salianji është deputet që po bën burg për “kallëzim të rremë publik”. Është i pari që vuan dënimin ekstrem për këtë “vepër penale”. Për këtë heshtja është e “justifikuar” sepse ky është politikan.

Apostol Vaso, një mjek i rrallë që u largua nga puna për “Mungesë kreditesh” ndërkohë që kishte punime shkencore të botuara në revistat më prestigjoze të mjeksisë. Eshtë mjek që shëron dhimbjet, por ne jemi të mpirë dhe nuk ndjejmë më dhimbjen tonë le pastaj të tjetrit.

Këta individë (sigurisht që ka edhe të tjerë) nuk janë thjesht emra; janë simbol i indiferencës dhe mungesës se kurajos për të ngritur zërin ndaj së keqes.

Ata nuk zgjodhën të largoheshin, por të shërbenin.
Nëse nuk do të kishim heshtur a do të kishte për ta shpërfillje, përbuzje dhe akuza?

Nëse do të kishim protestuar për ta ndoshta do të kishim tharë moçalin ku heronjtë zhduken dhe nostalgjia kthehet në dekor për indiferencën tone gjenetike që aktori njohur Mehdi Malkaj e sintetizoi në pyetjen: “e ç’më duhet mua”?
“Gjarperi që nuk më kafshon mua paste jetën e gjatë”. Apo siç thoshte Shvejku “e ç’më duhet mua se ç’bëj unë?”

Bëjmë shumë mirë që flasim për ata që ikin, por gjynah që nuk ngremë zërin edhe për ata që nuk e kanë zërin e bukur për të kënduar.

Neutrale December 17, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
11 hours ago
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
2 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
2 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
3 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?