Një sherr me thika mes gjimnazistëve në Cakran të Fierit ka ndodhur ditën e sotme.
Dy nxënës 17-vjeçar janë grindur mes tyre dhe kanë përdorur armët e ftohta.
Nga goditja me thikë, një nxënës është plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital.
Duket se sherret që përfundojnë në përdorimin e thikës mes nxënësve është një fenomen shqetësues në vendit tonë. Sikur të mos mjaftonte tragjedia e Martin Canit, i cili u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij 14-vjeçar, duket se sërish adoleshentët nuk zënë vend.
Pasi vetëm këtë javë ka pasur 5 raste, ku të rinjtë janë konfliktuar me thika.
(Në foto: fshati Cakran)

