Prokuroria njofton se një bandë trafikimi armësh nga Kosova në drejtim të Shqipërisë është goditur nga policia shqiptare dhe ajo e Kosovës.
Hetimi për këtë veprimtari kriminale ka nisur që në muajin shkurt të këtij viti.
Mësohet se në këtë operacion janë sekuestruar 55 armë zjarri, 29 prej të cilave pistoleta dhe 2635 fishekë.
Brenda territorit tonë janë 6 të arrestuar dhe në Kosovë 10 të tjerë. Në operacion ka pasur bashkëpunim edhe të Europol.

