Tashmë është zyrtare:
Elon Musk ka hyrë në histori si i pari në botë që tejkalon një pasuri prej 400 miliardë dollarësh.
Bloomberg konfirmon se pasuria e tij vlerësohet në 439.2 miliardë dollarë.
Pika kulmore u shënua mbas rritjes së vlerës së kompanive të tij, Tesla dhe SpaceX.
Tesla ka shënuar nivelet më të larta që nga viti 2021, ndërsa SpaceX është vlerësuar në 350 miliardë dollarë, duke u bërë startup-i më i vlefshëm i palistuar në botë.
Çmimi i aksioneve të SpaceX është rritur ndjeshëm, nga 112 dollarë tre muaj më parë në 185 dollarë aktualisht. Musk e ka përshkruar këtë si një kërkesë të lartë të investitorëve për kompaninë.

