NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
    2 days ago
    Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
    3 days ago
    Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
    3 days ago
    Belind Këlliçi: I mbetur pa moral, pa argument, pa legjitimitet, Edi Rama zbatoi sot dhunën si mjetin e vetëm që i ka ngelur për të mbajtur pushtetin!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Faruk Myrtaj/ ALESIO, LUNA DHE… -shpirtërimë-
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
Kryesore
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
Kryesore
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
Kryesore Politikë
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Faruk Myrtaj/ ALESIO, LUNA DHE… -shpirtërimë-

Neutrale
Last updated: 2024/12/12 at 9:16 AM
Neutrale 2 years ago
Share
SHARE

Nëse (le ta quajmë Alesio) ishte fat edhe për ne, si mik shtëpie, pa dyshim e shoqja e tij (le ta quajmë Luna) kishte fat atë.
Një qind e një arsye t’i gëzoheshe miqësisë me ta, por ajo që mua më mrekullonte veçanërisht ishte përgjërimi i tij ndaj prindërve si për perënditë.

Të tetë prindërit tanë kishin ndërruar jetë qëkur. Edhe atë ditë, secili nga ne ushtroi të drejtën të rrëfente për familjen ku pat lindur, por ishte Alesio që rrëfeu se: “…atëherë besoja se prindërit e mi do të jetonin së paku sa të jetoja unë”!

Tingëlloi aq ngrohtë, edhe më njerëzore mbase, ngaqë ishin fjalë në rrallim e sipër, si të çuditshme për kohën sot, por edhe sepse Alesio i pëshpëriti aq përmallshëm në sy të Lunës së tij.

Sa më shumë vite, larg nga vendlindja, me ndjesinë sikur ndodhte e kundërta! E tëra e atjeshme e dikurshme vinte e bëhej gjithnjë e më e bukur, më e afërt, si lloj dhembshurie, një trajtë malli e ajërt, pa asnjë lidhje lëndore. Me ikjen e prindërve, përgjuam për ca kohë drojën se mos at-dhe-mëmë-dheu do e humbte lidhjen e bekuar, që shkencërisht quhej ‘kordon i kërthizës’.
Në këtë pritje, deri kur mbase për shkak të vetëdijes së dridhshme të mërgimit, besuam një herë e mirë se vendlindja s’ishte ajo që kishim lënë, as ajo që kishim humbur, por thjesht ajo që pa qëllimshëm, s’mund të mos e kishim marrë me vete…

“Babai im, ia nisa unë, deri në ditët e vona kërkoi t’i mbante bashkë, në një kuletë, tërë paratë e shtëpisë. Donte t’i shihte me syrin e tij. Të tërë ishim rritur, punonim, s’duhej më kujtesa për kursimin, si dikur, e megjithatë ai ngulte këmbë…”
Pashë nga ime-shoqe. Mos ajo shfaqte atë buzëqeshjen, para se të thoshte: “Filloi ky…!”
Si mik në nevojë më ndihu Alesio, a thua këtë çast kishte pritur.

“Tek ne, paratë i mbante nëna. Babai s’donte t’ia dinte. Ai dorëzonte pagën që merrte dhe kaq. Siç edhe unë. Dorëzoja sa merrja, dhe nëna më jepte nja 150 apo 200 lekë në muaj, t’i kisha si ‘lekë xhepi’. Edhe kur u njoha me Lunën, kaq mund të më jepte!
Të thuash të vërtetën këto 200 ishin shumë pak, por edhe unë e shihja se për atë shtëpi të madhe s’mjaftonin ato që sillnim. As që pritej që babai të zgjaste dorë diku dhe të sillte diçka përtej rrogës bazë dhe nëna s’e fshihte: donte të hiqte pak-o-gjë mënjanë për vajzat, motrat e mia. Ta kishin një lekë, për ditën kur të shkonin te Tjetri!
Ndjehesha ngushtë, kur dilja me Lunën, për ndonjë kinema o ndonjë akullore, por nuk shkova ndërmend kurrë t’i bëja hile prindërve. Tërë sa merrja vazhdova t’i dorëzoja por, në punën e fundit, po më jepnin edhe ndonjë shpërblim. Vendosa që këto, vetëm shpërblimet pra, të mos ia dorëzoja nënës…Ndjehem keq kur e kujtoj, edhe tani…”

Ne, miqtë e tyre, vinim re se sidomos në këto momente, Luna, fati i Alesios, sikur donte t’i gjendej edhe më afër, për t’ia kundruar edhe nga brenda profilin njeriut me të cilin kishte njësuar fatin e vet. Fytyra e të dyve prushërohej, teksa ajo ia merrte lehtë dorën në të sajën, ia kalonte krahun tjetër pas shpine, fjalët vetiu duhej të rralloheshin, mund edhe të mos thuheshin, as për ne të dy- ishim vërtet miqtë të tyre sa ata për ne, respekti e mirënjohja deri në admirim i Alesios ndaj prindërve, bëhej prekës.

“Pikërisht se ishte i tillë me prindërit, është edhe për ty, Luna!”, kisha thënë një herë, fare pa nevojshëm, fjalë tepër, mbase më shumë t’i dëgjonte ime shoqe. Pra që ime shoqe të mos e përsëriste, as duke qeshur, se “me të tjerët bëhesh nuse e bukur ti, mjaltë bëhesh me botën, por jo gjithnjë me mua!”

“Shtëpia kishte gjithnjë nevojë për më shumë, erdhi viti i ri, para se të martoheshim- vazhdoi Alesio, duhej blerë diçka më shumë, për natë feste d.m.th! E ndjeva që nëna s’kishte. Ia dhashë edhe atë pjesë të shpërblimit që kisha hequr mënjanë për veten e Lunën! Nënës, rahmet pastë, iu drodh buza…!”

S’kanë të mbaruar gjërat e mira te njeriu, nëse ti je bërë gati t’i dëgjosh, po thoshim pasi u ndamë me miqtë tanë, asaj mbrëmjeje të ngrohtë si të kaluar atje prej nga ku thuhej se kishim mërguar.

Neutrale December 12, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)
12 hours ago
Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty
2 days ago
Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë
2 days ago
Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…
3 days ago
Berisha: PD do vazhdojë çdo betejë ligjore kundër ekzekutimit të 15 bashkive, po mbledhim firmat për referendum
3 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Arrestohet në Nju-Jork një 52-vjeçar, i dënuar në Shqipëri dy herë me nga 25 vjet burgim, për vrasjen e 3 shtetasve në Shkodër (emri)

Takimi në Fier/ Berisha: 85 vota kundër qytetarëve, ekzekutuan Patosin dhe Divjakën në Parlament! Ne po mbronim qytetarin aty

Reforma Territoriale e shkrinë Bashkinë Memaliaj/ Reagon Kryebashkiaku, Albert Malaj: Deputetët votuan liderin, por do i ktheni qytetet në fantazmë

Dr. Alimehmeti: Rama kalon reformën territoriale kundër vullnetit të qytetarëve dhe paralajmërimeve të Këshillit të Europës! 8 probleme madhore…

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?