Nga Osman Stafa
A e mendoni dot?
Spitali Universitar i Traumës nuk ka kardiokirurgë.
Nëse, larg qoftë, secili nga ne, pëson një traumë në zemër, do shkoj në një spital pa kardiokirurg, dhe pa pajisjen zemër-mushkëri, e cila bën të mundur që kardiokirurgu të ndërhyj në zemër për të riparuar problemin.
E thënë shkurt. Nëse ne me traumë në zemër, si pasojë e një aksidenti, goditje me thikë, kaçavidë, etj, mendojmë se po shkojmë në spital, për të shpëtuar, gabim, po shkojmë për të vdekur.
Pa pajisjen mushkëri-zemër, që ndodhet vetëm në kardiokirurgjinë e QSUNT, edhe kardiokirurgu s’mund të bëjë asgjë. Kjo pajisje nxjerr jashtë funksioni zemrën dhe mushkërinë.
Si mundet të jetë spitali më i madh i traumës pa një pavion kardiokirurgjie?
Çfarë bëjnë këta kur u duhet kardiokirurgu?
E marrin në QSUNT.
Po pret zemra sa të vij kardiokirurgu?
A janë iluzione këto znj. Ministre e Shëndetësisë?

