Para disa ditësh ka ndërruar jetë në SHBA profesor Sami Repishti, intelektual i shquar dhe antikomunist.
Profesor Repishti, në kalvarin e persekutimit dhe burgosjes së tij, është një ndër intelektualët e shquar që ka punuar “nën pranga” për tharjen e Kënetës së Maliqit.
Kujtojmë se Kampi i Orman Pojanit u mbiquajt “kampi i vdekjes”. Mijëra jetë njerëzore punuan për tharjen e kënetës, mes të cilëve shumë intelektualë, si, Mitrush Kuteli, Jusuf Vrioni, Arshi Pipa, Sami Repishti, Halit Selfo, Vexhi Buharaja, Pashko Gjeçi, Sulejman Vuçitërna, Hafiz Ali Kraja, Atë Josif Papamihali, sot martir, etj.
Pikërisht për këtë fakt, Këshilli Bashkiak i Maliqit i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të Profesor. Sami Repishti për ndarjen nga jeta të njeriut të dashur të tyre.


