NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    2 days ago
    Sali Berisha: Çfarë fsheh Edi Rama me “zero marrëdhënie” shqiptaro-ruse në 66 vite?
    3 days ago
    Berisha: Shqipëria një narkoshtet, krimi i organizuar po mban peng rotacionin politik!
    4 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
Aktualitet Kryesore
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
Kryesore Politikë
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
Kryesore Politikë
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Tigri i Erionit, mesazh për kopshtin zoologjik të Ramës

Neutrale
Last updated: 2024/12/06 at 12:00 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Për ca dosje, as SPAK-u nuk e ndalon dot SPAK-un edhe nëse Leksi Soros fillon punë aty, pasi ai ka hallet e tij andej nga USA. Pas një telenovele disa-vjeçare, një ftesë për të dëshmuar në Strukturën e Posaçme, në një seancë disa-orëshe, të cilën u mundua ta zbusë si takim kolegësh, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj sot kishte takim me BKH, të cilët nuk i trajtoi si kolegë. Kontrolli në banesë është tregues se gjendesh “person në hetim” dhe jo me status dijenie. Hetimi pasuror familjarisht për kryebashkaikun, të vëllanë, bashkëshorten, është njoftuar prej muajsh. Ndonëse agjentët e dinin se subjekti ishte në Gjermani, ata mbërritën në banesën e Veliajt, e cila nuk i mirëpriti për afro një orë, derisa një dado hapi dyert. Në zyrat e bashkëshortes dhe në Bashkinë Tiranë, nuk kanë munguar vizitat e agjentëve, për të bërë xhiron e “bastisjes” ligjore. Kontrolli vjen pas kanosjes publike të Ramës ndaj Gazment Bardhit dje, ku reflektohej halli për vëlla Olsin dhe duhej një zhvillim kapërcyes, ku mediet e pushteteve ndahen sipas donatorëve në qeveri apo bashki, dhe jo peshës së lajmit. Përplasja socialiste, tani bëhet rreth Strukturës së Posaçme, e cila ka thuajse kryesinë e partisë, shumë deputetë e qeveritarë nëpër dosje, duke krehur fashikujt nga brenda e jashtë vendit. Nuk ka vonuar përgjigja e të hetuarit nga Hamburgu. Ai ka hedhur një foto tigri, të kopshtit Zoologjik. Një sfidë kanosëse për Ramën, me të cilin beteja do të zgjidhet në Gjykatë, ku ata kanë shkuar për t’u ndarë, jo për t’u bashkuar. Metafora e bashkiakut të “arratisur”, mund të sjellë në kujtesë për Ramën, edhe deklarimet djegëse të Arben Ahmetajt, të cilit në qeveri i thërrisnin “tigri”, për shkak të natyrës së tij, jo i bashkuar në diversitet. Me afrimin e Veliajt drejt marrjes i pandehur, mesazhi është për kopshtin zoologjik të Ramës, duke theksuar kontekstin se, ekipi i tij po shkon drejt kafazit, ku ai nuk dëshiron të jetë jetim politik. Prokuroria prej muajsh tenton të marrë një masë shtrënguese për Veliajn, por në të dy rastet, Gjykata e Posaçme nuk ka marrë vendime për të pranuar apo rrëzuar kërkesat. Inceneratorët, 5D-ja, Eco Tirana, Teatri, Ndrangheta me ndërtimet, biznesi i bashkëshortes, vëllait Arbër Veliaj, mbjelljet e pemëve e shumë dosje të tjera, janë një humnerë korrupsioni e grupe të strukturuara kriminale, të cilat zvarritja nuk mund t’i asgjësojë. Të dyja palët, Rama me të vëllanë Olsin e Veliaj me të vëllanë Arbërin, janë dosje, e duket se radha është e vartësit të përballet në fillim. Kjo edhe me shtysën e shefit, në përjekjen për të mbijetuar nga hallet jo të pakta penale ku përmendet. E megjithatë, tigërmesazhi ka një mundësi të ndihmojë veten dhe drejtësinë, duke nisur rrëfimet e punëve të paligjshme. Një “pentito” do dalë nga kjo mazhorancë. Deri më tani rezistenca e frika, e ndëshkimit misterioz, apo shpresa se do mbyllen proceset pa zhurmë, ka frenuar hapjen e kutisë së Pandorës. Duket si tigri Veliaj po i fliste Ramës si luani, mbreti i kafshëve, duke e sfiduar se edhe mundet të përpiqet të trazojë kopshtin. Gjithnjë, nëse! Sepse, nga Kopshti Zoologjik, siç ndau mendjen bashkiaku ta quajë qeverinë dhe mazhorancën ku bën pjesë, të tjera kafshë, ministra, deputetë, bashkiakë, biznesmenë, prokurorë e gjyqtarë, rrinë zgjuar natën, duke pritur BKH-në te porta. Socialistët e dinë kush është pantera e zezë, kush çakalli, kush ujku, dhelpra e të tjera etiketa vendosur për njëri-tjetrin. Pylli ka marrë flakë, kopshti po digjet, zjarrfikësja ka ngecur në trafik…

Neutrale December 6, 2024
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
3 hours ago
E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo
3 hours ago
Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
2 days ago
Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
2 days ago
Gezim Zilja/ Shqiptarë zgjohuni!
2 days ago

Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë

E rëndë/ Përplasi për vdekje 7-vjeçarin në derën e shkollës, shoqërohet në polici producenti Petri Bozo

Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.

Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?