Deputeti i qarkut Dibër, Xhelal Mziu ngre shqetësimin se pazari i gjësë së gjallë në bashkinë Klos ka mbetur primitiv dhe pa asnjë kusht higjieno-sanitar.
Postimi i plotë:
Klos qytet…Degradim i ish-pazarit të gjësë së gjallë, mbetet në gjendje primitive.
Qeveria e rilindjes asnjë ndërhyrje për të rregulluar infrastrukturën e saj të shkatërruar.
Zona e ish-pazarit të gjësë së gjallë, që e ka kryer këtë funksion deri para pak vitesh, ka mbetur në gjendje të degraduar.
Prania e gropave të mëdha dhe balta që krijohet nga reshjet e shiut, janë kthyer në makth për banorët e zonës dhe drejtuesit e mjeteve.
Pushteti vendor në Klos asnjë investim apo ndërhyrje për krijimin e një strukture konformë standartit të çdo qyteti.
Qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve kërkojnë zgjidhje të menjëhershme pasi po dëmtojnë automjetet e tyre.
Sheshi ish-pazarit të gjësë së gjallë dhe rruga deri në hyrje të fshatit Fullqet mbetet një nga shqetësimet e vazhdueshme të qytetarëve klosjanë si dhe të banorëve të tre fshatrave që kalojnë në të çdo ditë.



