Bota kaherë është duke debatuar nga erdhi vërtet virusi Corona? E ky debato akoma nuk ka marrë fund. Një komision i deputetëve amerikanë arrin në përfundimin se virusi u shpërnda me gjasë si pasojë e aksidentit në laborator. Shumë studiues thonë, se virusi e ka origjinën nga kafshët në Kinë.
Pas dy vitesh hetimesh e hulumtimesh një grup deputetësh amerikane kanë paraqitur një raport, në të cilin ata mendojnë se vërtetojnë teorinë e origjinës së virusit nga një aksident në laborator. Në raportin e komisionit hetimor të Dhomës së Përfaqësuesve prej 520 faqesh të publikuar tanimë thuhet, se virusi “SARS-CoV-2 “me gjasë është shfaqur nga një aksident në laborator ose studimor”. Ky komision është bazuar në 30 persona të marrë në pyetje dhe shqyrtimin e më shumë se 1 milionë dokumenteve. Në pyetje është marrë edhe virologu amerikan dhe konsultuesi i qeverisë amerikane atëkohë për virusin e Coronës, Anthony Fauci.
#Corona_Virus #virusi #kina #SHBA #VirusiKorona #semundje
DW Shqip




