Një shëndetësi “o paguaj o vdis” sjell vetëm vdekje, veçanërisht për vendin më të varfër në Europë.
–Sot në BE tumoret shërohen në 70% të rasteve.
Në Shqipëri në 30% të rasteve, pra “kokë poshte” si shëndetësia jonë, më e varfera, më antisociale, më keq e pajisur, me më pak mjekë, etj, në Europë.
-Shqipëria është i vetmi vend në Europë, që nuk ka një rregjistër kombëtar të tumoreve.
E qëllimshme kjo, për të fshehur realitetin tragjik onkologjik e shëndetësor:
1-Në Shqiperi mungon depistimi aktiv për tumoret.
Janë të pa mjaftueshme mundësitë e dagnostikimit të shpejtë të tyre, me imazheri, histopatologji etj.
2-Në Shqipëri sektori publik i histopatologjise pothuajse nuk funksionon jashtë Tiranës. Dhe këtu nuk kryhen ato ex tempora, studimet bio molekulare, përcaktimi individual i mjekimit etj.
Në shumicë pacienti dërgohet te privati me pagesë nga “Xhepi”.
3-Mjekimi antikancerogen, përveç atij kirurgjikal, është larg kërkesave europiane.
Nuk ka mjekim individual e lidhur kjo me individin, histopatologjinë e llojshmerinë e preparateve.
4-Sektori publik ka vetëm 5 akseleratorë linearë për radioterapinë, kur për popullsinë duhen mbi 12.
Në rastin më të mirë trajtojnë reth 1400 raste në vit.
Kur në Shqipëri kemi 7000 raste të reja në vit nga të cilet 3500 kanë nevojë për atë mjekim, pra ka një boshllëk me 2000 raste në vit.
5-Nuk kryhet trapianti i palcës, i domosdoshëm ky në shume forma të leukozave.
6-Kujdesi paliativ pothuajse nuk egziston, i domosdoshëm ky në çdo shoqëri.
Pra në Shqipëri jetën të sëmurëve nuk po ja marrin tumoret, por shëndetësia rilindase, që nga “falas” u bë “o paguaj o vdis”.
“Kanceri” i vërtetë për shqiptarët është ky regjim, që nuk mund të pjellë tjetër veçse fatkeqësi.
Tritan Shehu/ Tumoret shërohen, por jo nga një shëndetësi në agoni!
Leave a comment
Leave a comment

