Pak para nisjes së Konferencës së Dytë ndërqeveritare, kryeministri Edi Rama ka folur për mediat.
Ai u shpreh se vendi ynë nuk ka asnjë rrugë tjetër veç Bashkimit Europian dhe Europës.
Rama bëri me dije se sot do të çelen pesë kapitur dhe tre kritere, për të cilat Shqipëria duhet të punojë fort në mënyrë që t’i përmbushë e të përparojë në proces.
“Nisim me pjesën më të vështirë të punës. Hapen 5 kapituj më shumë plus 3 kritere që do të na bëjnë të ecim më parë e do përmbyllim brenda afatit atë që na kërkohet.
Ne jemi shumë të përkushtuar ndaj BE që prej ditës së parë që i ikëm ferrit të diktaturë, vendi më i izoluar në Europë. Pavarësisht si është situata në BE ne nuk kemi hequr kurrë dorë sepse BE është për ne e vetmja vend ku duam të jemi dhe që duam tua lëmë brezave të ardhshëm”, tha ai.

