112 vjet pas ikjes së Perandorisë Osmane nga Ballkani, as në Tiranë, as në Prishtinë nuk u formësua një elitë politike që është e aftë e vizionare të ndërtojë objektet e kultit në bashkëpunim me bashkësinë fetare myslimane. Projektet moderne për xhamitë qendrore në Prishtinë dhe Tiranë, të ofruara nga arkitektja e famshme Zaha Hadid, nuk u pranuan nga elitat mendjeshkurtëra dhe nga dinjitarët fetarë që mendojnë sot për nesër.
Në të dy kryeqytetet Turqia imponoi projekte neootomane, pa ndonjë vlerë arkitektonike. Për korrektësi, duhet thënë se nuk u tregua largpamës as komuniteti katolik në Kosovë duke ngulitur në qendër të Prishtinës një katedrale me vlera arkitektonike nënmesatare.
Arkitektura lë pasoja në pamjen e çdo qyteti. Me këto pasoja do të merren edhe shumë gjenerata për shkak të politikanëve halabakë. Kësisoj ngadhënjejnë përbuzësit e të bukurës dhe humbin kultivuesit e elegancës arkitektonike.

